Kategoria Superiore rikthehet të premten, spikat dueli Flamurtari-Partizani

22 Janar 2018, 15:29Sport TEMA

Pas mini fazës përgatitore 2 javore që skuadrat e Kategorisë Superiore zhvilluan jashtë vendit, tashmë ekipet janë rikthyer në Shqipëri ku po përgatiten për ndeshjet e para të këtij viti i cili do të startojë ditën e premnte.

Kjo për shkak se të shtunën policia nuk mori përsipër mbarvajtjet e ndeshjeve duke qenë se në ata datë opozita shqiptare do të organizojë një protestë dhe kjo bëri që Federata Shqiptare e Futbollit të ndryshonte datën e kalendarit duke e zhvendosur në një ditë para.

E premtja pritet që të dhurojë mjaft emocione ku dueli që spikat është ai mes Flamurtarit dhe Partizanit që do të luhet në orën 17:00 në Vlorë.

Një duel që do të pritet me mjaft interes pasi do të shihet se si kanë ndryshuar të dyja skuadrat pas blerjeve të reja që kanë kryer në merkaton e janarit.

Një tjetër takim interesant do të jetë dhe ai mes Luftëtarit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet në Gjirokastër, ku të dyja ekipet kërkojnë që ta nisin mbarë sezonin, me bluzinjtë që kanë bërë disa ndërhyrje në merkato si dhe kanë ruajtur deri në fund të sezonit dy yjet e ekipit dyshen Bregu-Abazaj.

Ndërsa tek korçarët nuk ka pasur shumë ndërhyrje pasi organika është e konsoliduar dhe spikat afrimi i Emiliano Vilës.

Ndërkohë, duelet e tjera do të jenë Vllaznia-Kukësi, Teuta-Lushnja, dhe Kamza-Laçi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje