Xhumba: Nëse Duka do më pyeste do i thoja të largohej, 16 vite janë boll

22 Janar 2018, 00:41Sport TEMA

Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares, Arjan Xhumba është shprehur në emisionin “Rubrikëa Sportive” në RTSH se Duka nuk ka çfare i jep me futbollit.

Sipas tij 16 vite jane te mjaftueshme dhe ndryshimi do te ishte diçka pozitive.

“Nëse Duka do të më pyeste, tashmë pas 16 vitesh që ka në krye të FSHF-së: “Çfarë duhet të bëj?”, unë do t’i thoja vetëm diçka: “Largohu, sepse çfarë ke pasur për të dhënë i ke dhënë. 16 vite janë boll. Kushdo që është në një post për 16 vite, nuk është se do të bëjë ndonjë ndryshim të madh për 4 vite të tjera. Nuk është se do të fitojë Botërorin Shqipëria nëse rri Duka, apo qoftë edhe unë apo kushdo tjetër për 20 vite. Ndryshimi në fakt është diçka e mirë, në çdo pozicion”.

1 komente në “Xhumba: Nëse Duka do më pyeste do i thoja të largohej, 16 vite janë boll”

  1. shvejku says:

    Kur ne futboll nuk ka burra qe t’ia perplasin ne fytyre mafiozit Duka demet qe ai i ka sjelle futbollit shqiptar,atehere vetem lutjuni te ike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje