Ish arbitri i FIFA-s: Duka gjithmonë ka qenë aktiv në zhvillimet politike madje ka përdorur dhe zyrtarët e FSHF-së për këtë qëllim

21 Janar 2018, 16:02Sport TEMA

Ish-shefi i Sektorit te gjykimit në FSHF, Arsen Hoxha, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka akuzuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, se po mundohet të kthehet në sundimtar të përjetshëm në sportin shqiptar. Ish-gjyqtari ndërkombëtar i quan të pakuptimta akuzat ndaj politikës të Dukës, duke i kujtuar këtij të fundit se zyrtarët e FSHF-së kanë bërë fushatë për parti të ndryshme, në varësi të koalicionit në të cilin gjendej vëllai i tij.

Katër vite më parë e konsideruat si jo normale kandidimin e z. Duka për një mandat të katërt në krye të FSHF-së. Tani që ai po kandidon për një mandat të pestë, si e konsideroni veprimin e tij?

Qëndrimet e mia kritike për mënyrën se si kanë funksionuar aspekte të veçanta në FSHF, asnjëherë nuk kanë qenë të drejtuara ndaj individëve, por ndaj sistemeve të gabuara që ata kanë përdorur për të mbrojtur interesa të ngushta personale në kurriz të përparimit të përgjithshëm.   Unë jam kundër tendencave për të krijuar minimbretëri të reja, që prodhojnë vetëm ngurtesi dhe arbitraritet. Ky ishte qellimi im, kur katër vjet më parë u bëra thirrje publike të gjithë aktorëve të futbollit shqiptar, që të bënin përmiresimet e duhura në Statutin e FSHF-së. Kandidimi i zotit Duka për herë të pestë, tregon se në radhë të parë vetë kreu i FSHF-së nuk ishte i interesuar për to. Ashtu veproi Blateri dhe Platini, madje ashtu veproi edhe presidenti më jetëgjatë në futbollin e shteteve të Europës, Vilari. Por dëshira për t’u shndërruar në sundimtarë të përhershëm, i çoi në një përfundim jo të këndshëm.

Si e vlerësoni ju punën e z. Duka gjatë mandatit të tij të fundit?

Z.Duka është një organizator shumë i mirë. Është vizionar dhe ngulmues për të arritur me çdo kusht qëllimin e caktuar. Në katër vitet e tij të fundit kemi parë përmirësime të ndjeshme si në cilësinë e futbollit ashtu edhe në luftën kundër dhunës në sport. Komisionet e ndryshme kanë patur me shumë pavarësi kurajo dhe objektivitet në vendimet e tyre. Janë bërë përmirësime dhe investime të rëndësishme në infrastrukturë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në finalet e kampionatit Europian në Francë ishte një sukses i madh. Por ndërkohë duhet të tregohemi realistë dhe të pranojmë se mundësinë për të shkuar atje, veç faktorëve sportivë, na ndihmuan disa faktorë të tjerë, tashmë të njohur prej të gjithëve, pa të cilët zor se ne do të ishim në ato finale. Prandaj edhe mburrja që paraqitet thjesht si një sukses sportiv, duhet të jetë më e përmbajtur. Merita e z. Duka është se këtë situatë, që nuk kishte të bënte direkt me lojën në fushë, e ktheu në interesin tonë.

Ku mendoni se z.Duka ka dështuar?

Besueshmeria e gares eshte ne nivele shume te ulta, vecanerisht sektori i arbitrave.  Ne 16 vjetet e pushtetit te tij, sektori i arbitrimit ka qene me i dobeti. Edhe ai minirevolucion qe u be ne perfundim te mandatit te trete , nuk ishte iniciative e tij, por e nje grupi presidentesh. Krijimi i Komitetit te Arbitrave te FSHF-se, i dha atij rastin me ideal, qe te rikthente ne doren e tij, pushtetin ndaj abitrave.  Ne krye te ketij komiteti vendosi njeriun  e tij me besnik.  Si ne asnje federate tjeter te botes, z. Duka perqendroi ne doren e nje njeriu te vetem te gjitha llojet e pushteteve qe normalisht duhet te ndaheshin se paku midis tre specialisteve te mirefillte te gjykimit. Per pasoje do te sigurohej kolegjialitet, autokontroll dhe vizion me i mire ne punen me arbitrat. Kaq detyra ne konflikt te paster interesi me njera tjetren, jane te pa mundura te behen edhe nga persona qe konsiderohen gjenij.  Zoti Duka e di shume mire se shpatullat dhe kapaciteti  i te zgjedhurit te tij, nuk ishin te afta te mbanin ngarkesa kaq te medha, por atij i duhej nje besnik.  Ky kompozim i bere nga z. Duka rezultoi improduktiv.

Une do te isha plotesisht dakort me vleresimin e z. Duka se niveli i gjykimit nuk ka qene poshte nivelit te futbollit. Por ajo qe mua dhe shume specialisteve te tjere, na cudit,  eshte menyra teper e diferencuar se si arbitrat tane gjykojne ne pjese te ndryshme te fushes.  Ne mesfushe gjykojne mire, por cfare i pengon ata qe gjykojne me shume gabime te njejtat shkelje qe ndodhin brenda 16 metershit dhe qe ndikojne direkt ne rezultatin e ndeshjes ?  –  Thene ne gjuhen popullore, penalltia eshte shndruar ne nje kapital te madh ne duart e arbitrave, qe mund t’ua bejne dhurate ekipeve te zemres.  Ne kete realitet, qe e shikojme hapur pothuaj cdo jave, niveli i arbitrimit kurrsesi nuk mund te gjykohet si i barabarte me ate te futbollit. Edhe njehere i qendroj besnik propozimit qe bera disa muaj me pare, qe FSHF-ja te merret vetem me organizimin e aktiviteteve te futbollit dhe hartimit te politikave te zhvillimit te tij.  Komiteti i Arbitrimit te jete i pavarur dhe me pergjegjesi direkte mbi cilesine e punes se arbitrave.

Z.Duka tha se kete gare do ta marre me sportivitet, mendoni se vertet do te jete e tille?

” Nje gare me sportivitet “, eshte nje slogan i bukur, por i pa besueshem.  Z. Duka eshte i ndergjegjshem se kundershtari i tij, nuk do t’i numeroje  sukseset , qe realisht nuk jane te pakta, por do t’i evidentoje vecanerisht ato gabime qe kane te bejne me drejtesine e gares dhe trajtimin jo me te njejtin standart te gjithe antareve te FSHF-se.  Nderkohe z. Duka do te perpiqet te sulmoje kandidatin Fino se po politizon futbollin, gje qe nuk do te jete e ndershme.

Meqense ra fjala, c’mendim keni per kandidatin kundershtar te Dukes, z. Fino ?

Zoti Armando Duka e di shume mire se z. Fino ne karrieren e gjate si deputet apo kryetar i bashkise se Gjirokastres, ka manifestuar cilesite me te mira, ato cilesi qe populli , i majte, apo i djathte,  deshiron t’i shikoje tek cdo politikan apo pushtetar shqiptar.  Eshte me vend te pemendim nje fakt te njohur ne historine dramatike te vitit te zi 1997, kur ne nje vend te pushtuar nga terbimi, kur kaosi mbreteronte cep me cep dhe shqiptare te armatosur me zemerim dhe me arme nga depot e nje ushtrie te dorezuar, palet politike qe urrenin per vdekje njera tjetren u akorduan te ngarkojne si kryeqeverises Z. Fino! Dhe ai nuk i tradhetoi shpresat e paleve.  Nuk ka shqiptar qe ta harroje kete moment historik dhe kete figure qe nuk pat rene ne sy deri ne ate kohe, qe u evidencua mes politikaneve, ne tallazet e fushates elektorale, ne pranine e ushtrive te huaja. Ate vit Shqiperia humbi shume dhe figurativisht duhet te theme se i vetmi qe fitoi ishte paradoksalisht z. Fino. Ai fitoi respektin e te gjitheve.  Tani si kandidat, duhet thene se nuk mund te heqim paralele me qeverisjen e Federates te sportit me popullor nder shqiptaret. Ai vazhdon te mbetet orgjinal ne sjelljet e tij.  I thjeshte, i ndjeshem, tolerant dhe i pa djallezuar. E vlereson lirine e te tjereve dhe perpiqet t’i frymezoje ata nepermjet shembullit te tij.  Tipari kryesor i z. Fino eshte komunikimi qytetar, i kujdesshem , i besueshem, i pa korruptueshem, i dashur dhe praktik. Si parlamentar e kemi pare qe ai gjithmone te veproje me pjekuri dhe arsye te shendoshe. Personalisht nuk mendoj  se z. Fino e kerkon postin e Presidentit te FSHF-se, qe ta kete si asset, te Partise Socialiste. Futbolli shqiptar eshte i te gjitha partive dhe i te gjithe popullit. Qe ne lindje te tij, futbolli arberor ka qene faktor bashkimi dhe ka promovuar patriotizem.

Pra gara per zgjedhjen e presidentit ne krye te FSHF-se do te jete e ashper?

Theme se po. Dhe z. Duka nuk ka per ta marre me aq sportivitet kete gare, edhepse shprehet ndryshe.  Nga vete natyra e tij, ka treguar se ka shume besim ne vetvete. Edhe ne ato raste kur  nuk ka patur konkurent te besueshem, nuk ka nguruar te tregoje edhe me ata, agresivitet. Ka qene i gatshem per t’u hedhur ne sulm, per te sfiduar kedo dhe per te fituar.

Mendoni se nga politika do te kemi paanesi per zgjedhjen e kreut te Federates?

Duke evidentuar ne vazhdimesi se FIFA dhe UEFA jane kunder nderhyrjes politike ne futboll, presidenti yne aktual eshte perpjekur te krijoje iluzionin se z. Fino, nuk do te jete i mirepritur prej tyre.  Z. Duka e di shume mire se eshte tjeter gje qe te vish nga politika ne futboll,  dhe nje gje krejt ndryshe qe ta perdoresh pozicionin e presidentit te futbollit per perfitime politike personale, apo te pjestareve te familjes tende.  Ne kete kuptim z. Fino nuk ka pse paragjykohet, ky eshte nje problem i se ardhmes. Per fat te keq z. Duka ka qene teper aktiv ne zhvillimet politike te vendit. Eshte e drejta e tij, qe si qytetar te mbeshtese angazhimet politike te vellait , por eshte thellesisht e gabuar qe te perdoresh institucionin qe drejton, per interesa politike te familjes tende, dhe sidomos  kur kjo eshte e ndaluar edhe me statut.   Eshte nje rast unikal, kur punonjesve te aparatit te FSHF-se t’u kerkohet nga presidenti i tyre, qe te bejne fushate per vellain e tij.  Veshtiresia eshte shtuar edhe me tej kur keta punonjes,  ne cdo kater vjete,  kane qene te detyruar te bejne fushate per parti te ndryshme.  E nisen me socialisten, vazhduan me republikanen dhe perfunduan me agraren, me shpresen se ky do te jete kapercimi i fundit i vellait te presidentit te FSHF-se.

Po kush eshte realiteti?

Ashtu sic jane zhvilluar ngjarjet, ne karrieren e tij z. Duka ka qene i detyruar te kerkoje disa  here mbeshtetje te bashkite qe jane kontrolluar nga socialistet.  Tani qe kandidat rival eshte nje socialist, natyrisht qe do te kerkoje mbeshtetje te bashkite qe kontrollohen nga demokratet, me te cilet eshte ne koalicion edhe vellai  tij Agron Duka.  Ne keto kushte asnjera pale nuk duhet te humbase kohe per te sulmuar politikisht palen tjeter, por te perpiqet me ato qe do te mundet,  te terheqe te lekundurit ne perkrahje te alternativave zgjedhore qe ata ofrojne. Te gjitha zgjedhjet e mepareshme, si per presidentin e FSHF-se ashtu edhe per presidentin e Shoqates se Arbitrave, kane qene thellesisht te manipuluara, madje deri ne ate nivel sa nuk merte guximin,  qe te dilte nje konkurent, sepse fituesit ishin shpallur prej kohesh, ndersa data e votimeve ishte nje formalitet qesharak. Kjo situate me kujtoi nje ngjarje me ish mikun tim, humoristin e mprehte shkodran, te ndjerin Shtjefen Palushi. Sa here qe shkoja ne Shkoder per arbitrim e kishim bere si rregull, qe mbasditen e dites se shtune do te pinim nga nje kafe me te madhin Palushi.  Te dielen ne mengjes e pime perseri se bashku kafene.  Drejtori i turizmit vjen drejt tavolines tone, dhe me humorin tipik shkodran i thote Tefes :  ” Mbreme me Arsenin, sote, perseri me Arsenin, a po gatisni ndonje gje per sot mbasdite,a?” – “Rri pa merak”, i thot Tefa. –  ” Ate pune e kena krye qe mbrame, sot ne stadium  keni me e pa te filmueme “. Per fatin e keq te mikut tim Palushi, ndeshja u fitua nga Partizani.  Por me garat zgjedhore te FSHF-se ka ndodhur ndryshe.  Ato te gjitha kane qene vertet “te filmueme”. “Pse nuk kandidove?” i thashe me shaka njerit prej kolegeve tane qe ka rreth 20 vjete qe po shikon endrra me pozicionin e tij, ne krye te Shoqates se Arbitrave dhe qe e kishte shprehur shume here publikisht ambicjen e tij legjitime dhe bile te merituar. -” Nuk jam aq naiv sa te guxoj te kandidoj perballe Dukes “, – me tha me njelloj keqeardhje ai.   Duke vazhduar shakane, i thashe:  ” Ku hyn Duka ketu, per ate post kandidoi tjeter person”. Shume i pezmatuar, miku im me tha: ” Rri Arsen, nuk i di gjerat mire ti “. Une shpresoj se kete radhe zgjedhjeve ” te filmueme ” u ka mbaruar koha.

6 komente në “Ish arbitri i FIFA-s: Duka gjithmonë ka qenë aktiv në zhvillimet politike madje ka përdorur dhe zyrtarët e FSHF-së për këtë qëllim”

  1. Kuq e zi says:

    Bravo Arsen .Ja nje BURRE me personalitet dhe me respekt per vete ,per punen e tij dhe per te tjrret.Cmùnd te thone mbas kesaj interviste BRILANTE Dukistet.Vetem te mbyllin gojen te turperuar.Te lumte Arsen ke mbetur ashtu sic te kane njohur te gjithe.Njeri i drejte dhè i ndershem.

  2. Stuhia says:

    E ke pikturuar kaq bukur Don Duken sa askush s’ka cfar te shtoje asnje shkronje.Te lumte per kurajon Nuk eshte e lehte.Do presesh stuhi nga Duket pas kesaj

  3. kulmaku says:

    Arsen Hoxha duhet te jete shembulli i gjygjtareve te sotem te futbollit.Gjithmon i sakt,autoritar dhe i pakoruptuar.Kur gjykonte Arseni ishte koha qe stadiumet tona mbusheshin plot e perplot me tifoze,ku kontestimet e tyre kundrejt tij ishin zero apo minimale.Kuptohet qe politika e atehershme bente ndrehyrje,por asnjehere treshja qe perfaqsonte Arseni nuk pranonte te behej pale.Respekte.

  4. Flutura says:

    Fantastik si arbiter, fantastik si njeri e qytetar.
    Na ka marre malli te shohim arbitra,jo te nivelit te “Kolines” shqiptar, por te nivelit te me te fundit (me te dobtit arbiter) te kohes se Arsenit. Prandaj edhe niveli i futbollit eshte ky qe shohim.
    Nuk me besojne kalamajte kur iu them se ne ndeshjet e ekipeve te medha te Shqiperise, nuk gjeje bileta per ne stadium dhe shiteshin edhe me autorizim.
    A mund te arrihet ndonjehere kjo? Ka veshtiresi e do pune. Duhen ekipet zinxhir si dikur…. Jo per nostalgji, por bota vazhdon e punon me ekipet zinxhir.
    Bota luan ndeshjet ne diten me diell, ne me prozhektore,… se fitojne stadiumet nga shitja e biletave. Turp i madh.

  5. ARSEN HOXHA duhet kandiati pontencial ballë DUKËS! Jo vetëm arbitër i kualifikuar, një arbitër me staturën e KOLINËS,por i ndershëm dhe i prerë në gjykime.I pakompretuar dhe i guximshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje