Manchester City vërtetoi në përballjen me Newcastle që humbja me Liverpoolin ishte thjesht një episod i veçuar negativ në ecurinë e jashtëzakonshme në këtë sezon.
“Citizens” triumfuan 3-1 ndaj skuadrës së Benitez në “Etihad”, duke rivendosur shumë shpejt diferencën prej 12 pikësh me Manchester United.
Duartrokitjet e tifozërisë vendase shkuan veçanërisht për Kun Agueron, autor i të tre golave të Manchester City-t.
Në pjesën e parë takimi u zhbllokua pikërisht nga Aguero, i cili e gjeti të dytin personal në të 63-ën.
Murphy shkurtoi përkohësisht diferencën para se sulmuesi argjentinas të shënonte të fundit në këtë sfidë, duke marrë edhe topin me vete.