Kolapsi financiar/ Dokumentet e UEFA-s zbulojnë dështimin e FSHF-së

20 Janar 2018, 18:45Sport TEMA
Kolapsi financiar/ Dokumentet e UEFA-s zbulojnë dështimin e

Futbolli shqiptar është në mëshirë të fatit, ose më saktësisht në varësi të plotë të fondeve që klubet e elitës sigurojnë nga UEFA.

Pikërisht kjo e fundit vërteton nëpërmjet bilanceve të saj vjetore se të gjitha përparimet e trumbetuara me të madhe nga FSHF për rritjen dhe përmirësimin e klubeve shqiptare, janë në të vërtetë një gënjeshtër e madhe dhe se institucioni që drejton futbollin në vendin tonë, ka dështuar në administrimin e kampionatit shqiptar i cili do të falimentonte po të mos ishin fondet e UEFA-s.

Në bilancin financiar 2016 të publikuar pak ditë më parë nga UEFA, shpjegohet qartësisht se 64% e të ardhurave të klubeve të Superiores sigurohen nga UEFA, siç tregohet në tabelën e mëposhtme. Vetëm kampionatet e Andorrës (80%) dhe Gjibraltarit (78%) kanë një varësi më të madhe se sa Shqipëria.

Këto të ardhura nënkuptojnë para që UEFA ua kalon direkt klubeve si bonuse pjesëmarrje në aktivitete e saj, fonde solidariteti, kuota vjetore, etj dhe nuk përfshihen fondet e caktuara për Federatat për investime dhe projekte.

Me pak fjalë, pa këto të ardhura nga UEFA, klubet e Superiores do të ishin pranë kolapsit financiar, pasi përqindjet e fitimeve nga sponsorizimet, marketingu, biletat dhe e drejta televizive janë krejtësisht minimale dhe për presidentët e klubeve do të bëhej i papërballueshëm administrimi i tyre, duke mbyllur çdo vit me bilanca të thella negative.

Kjo tregon qartësisht dështimin e FSHF-së në rritjen dhe mbrojtjen e futbollit shqiptar, pasi nuk ka arritur të ndërtojë baza të shëndosha për klubet, në mënyrë që ata të përfitonin shifra të konsiderueshme nga sponsorë, apo e drejta telvizive, siç përfitojnë vende të tjera në Europë. Kësaj i shtohet edhe fakti që tashmë klubet përfitojnë shifra të papërfillshme nga biletat, pasi tifozët braktisin gjithnjë e më shumë shkallët e stadiumeve shqiptare, siç e tregon qartësisht bilanci i UEFA-s.

Problemi më shqetësues në këtë pikë është se kolapsi financiar thellohet çdo vit e më shumë. Në bilancin e UEFA-s të vitit 2015, varësia ndaj fondeve të saj ishte “vetëm” 61%.

Një sinjal i qartë i krizës dhe varësisë, aq më tepër kur sheh se skuadrat e elitës në kampionate amatore apo gjysmëamatore si ato të Irlandës së Veriut, Lihtenshtejnit e Luksemburgut kanë më shumë të ardhura se ato shqiptare. (VipSport)

5 komente në “Kolapsi financiar/ Dokumentet e UEFA-s zbulojnë dështimin e FSHF-së”

  1. Financieri says:

    Cfar komenti do bejne tani KLANI stet e Padamit?Po Clirimtar Peka cdo na thote? Po Dritani i Hileve cdo thote more aman??? Haaaaaaasss

  2. UEFA says:

    Ku jane bythmepirsat e Dukes.Ne sulm hidhuni te neveritshem

  3. F SH F says:

    Don Duka ka tallur menderen me shqipetaret a thua se eshte vete koka e UEFA s. Do vij ďita qe te japi llogari nje dite dhe s’do kete KLAN qe te mundi ta mbroje

  4. ekonomiks says:

    Me injorant gazetar; as e ka lexuar raporting as nuk di se cfare po flet. Sipas keti i bie qe UEFA te jep lek kur deshton, nderkohe qe fondet ndahen sipas aritjeve te ekipeve ne kompeticionet e UEFAs dhe aftersit qe kane federatat e cdo shteti per te mare fonde. Per shtete si ne e rendesishme jan te ardhurat ne total, fakti qe ne kemi marre shume me shum te ardhura se shtete te tjera nenkupton se futbolli Shqiptare ne krahasim me shetet e tjera eshte ritur, plus edhe federata eshte me e after per te marre me shume fonde. Te ardhurat e brendeshme kane me shume lidhje me ekonomin Shqiptare ne teresi se sa paaftersi e federates, edhe nese do ishin plot stadiument, shqiptari nuk e blen dot bileten sa nje europian dhe ne perqindje duke pare aftersin qe ka fshf per te mare fonde nga UEFA prap e pa perfillshme do ishte, e njejta gje edhe per te drejtat televizive. Edhe nje keshill, se ne te gjith te majte jemi ketu, qe mos ta mari prap Duka; vetem tek 1)te ardhurat ne sport, 2)infrastrukura sportive, 3)ngritja e klubeve te futbollit dhe 4) kombetarja mos i permendni ne fushat se i beni Dukes publicitet…

  5. Lili says:

    Kur gazetari bene krahasime me luxemburgun apo lichensteinin qe jane nder vendet ma te pasur t’evropes edhe Shqiperise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje