Hysaj fiton derbin me Berishën, Napoli merr tre pikë ndaj Atalantës

21 Janar 2018, 14:40Sport TEMA

​Napoli ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Atalantas në kuadër të javës së 21 të Serisë A.

Kryesuesit e kampionatit italian morën tre pikë të arta në transfertë përballë një kundështari të vështirë si Atalanta duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi belg, Dries Mertens në minutën e 65’.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajtën dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha.

Pas kësaj fitoreje Napoli mban vendin e parë më 54 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e shtatë më 30 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje