Shkodra: Ndihem mirë tek Kukësi, te Skënderbeu më mungoi përshtatja

21 Janar 2018, 14:08Sport TEMA

Donjet Shkodra ishte autori i një supergoli të shënuar në miqësoren e djeshme ndaj Dinamos nga goditja e dënimit.

Mesfushori duket se është përshtatur te verilindorët, pasi ka bërë paraqitje të mira në miqësoret e zhvilluara deri tani. Ai ka folur pas ndeshjes për përgatitjet me ekipin e ri, por edhe për largimin nga Skënderbeu.

Përgatitjet me Kukësin?

Përgatitjet kanë shkuar mirë, jam përshtatur me grupin dhe ndjehem i lumtur.

Largimi nga Skënderbeu?

Skënderbeu është ekip i mirë, gjithashtu edhe Kukësi. Në futboll gjërat nuk shkojnë gjithmonë si dëshiron, ndoshta mungon përshtatja me trajnerin dhe këto janë gjëra normale. Por tani të shohim përpara me Kukësin.

Çfarë ka ndryshuar te Kukësi?

Jemi një grup më kompakt dhe luajmë më shumë futboll sesa në pjesën e parë të edicionit.

Forma që po kalon së fundmi?

Një futbollist e bëjnë të mirë ndeshjet. Kam luajtur pak në kohët e fundit dhe jam munduar të mbaj lart anën psikologjike. Ndeshjet më bëjnë mirë dhe shpresoj të arrij formën time më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje