Tirana firmos me dy lojtarë nga Kenia, Muguna dhe Musa

21 Janar 2018, 12:33Sport TEMA

Keneth Muguna eshte zyrtarisht pjese e Tiranes. Mesfushori nga Kenia ka mberritur dje ne Antalya per tu bashkuar me skuadren gjate pergatitjeve dimerore ne Turqi.

Muguna ka firmosur sot nje kontrate per kater vite e gjysem dhe eshte nje investim i rendesishem i klubit per sezonin aktual dhe te ardhmen.

Mesfushori nga Kenia eshte 22 vjec, pjese e rendesishme e Kombetares dhe vjen nga skuadra e Gor Mahias. Tirana e ka ndjekur lojtarin prej disa muajsh dhe ka arritur marreveshjen per te blere kartonin e tij nga skuadra kampione e Kenias.

Gjithashtu, edhe Mohammed Musa eshte bere sot zyrtarisht pjese e Tiranes. Mbrojtesi nga Kenia ka mberritur dje ne Antalya per te firmosur fillimisht kontraten dhe nisur menjehere stervitjen me skuadren.

Musa ka nenshkruar per dy vite e gjysem duke perforcuar keshtu mbrojtjen bardheblu. 26-vjecari ka luajtur per gjashte vite me skuadren e Gor Mahias ne Kenia duke fituar titullin kampion dhe mbajtur shiritin e kapitenit. Gjithashtu Musa eshte pjese e rendesishme e Kombetares se Kenias.

Tirana ka bere nje perforcim me shume vlera per repartin difensiv aty ku Musa do te luaj si qendermbrojtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje