Zgjedhjet per kreun e ri te Federates Shqiptare te Futbollit jane tema e dites ne media pasi gara sa vjen e nxehet akoma dhe me shume.
I ftuar ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH nje nga emrat e medhenj te futbollit shqiptar Rudi Vata, foli per zgjedhjet e 7 shkurtit.
Vata u shpreh se menyra se si Armand Duka u zgjodh ne krye te FSHF-se ishte qesharke dhe u mbeshtet politikisht.
“Njerëzit në Shqipëri jetojnë sipas interesit të momentit dhe dalin në krah të tezave në varësi të interesit të tyre. Do të ishte mirë që kandidatët të ishin nga bota e futbollit dhe të njohur në arenën europiane, por duke parë eksperiencën time, e kuptojnë se në një vend si Shqipëria nëse konkurron denjësisht, është e vështirë të fitosh.
Këtu shitet dhe blihet çdo gjë. Nëse në Shqipëri blihet dhe shitet vota në çdo fushë të jetës, kështu ndodh edhe në futboll. Politika është prezente në çdo fushë të jetës tek shqiptarët dhe nuk mund të mungojë dhe në futboll.
Po të shohësh ardhjen e Dukës në krye të Federatës, ishte shumë qesharake. Konkurrent në atë kohë ishte Mehdi Bushati, që ishte shumë herë më lartë Armando Dukës. Nëse mund të bëj një krahasim, ishte njësoj si Majkëll Xheksonit me një këngëtar të tallavasë.
Por Duka erdhi i mbështetur nga politika dhe figura e Mehdi Bushtatit u zbeh shumë. Sigurisht që Armando Duka ka bërë disa gjëra në krye, por çfarë ka bërë për futbollin kombëtar?
Pas viteve 90 nuk ngeli njeri pa u bërë trajner në Shqipëri, por këtu po flasim për trajner mediokër. Ky futboll nuk prodhon më pas viteve 90, një produkt që ne të jemi krenar, pasi është nga Shqipëria.
Këtu e ka fajin sistemi pasi nuk po prodhon asgjë në lidhje me futbollin, thjeshtë janë duke e shfrytëzuar atë. Shqipërinë e kanë sjellë këtu politikanët dhe ju njerëz të tjerë. Në një vend që ka kaq ankesa si mund të jetë kaq i sukseshëm?
Rinia shqiptare po “ulëret”. Sa herë vij në Shqipëri, nuk gjej një prind të jetë i kënaqur. Gjithmonë më thonë se duhet të paguajnë patjetër lekë, që djali i tyre të ketë suksëse nëpër klube të ndryshme. Këto fenomene duhet të eleminohen sa më shpejt,” është shprehur Vata. (TemA)
Po Rudi po. Ishte qesharake sepse deshe te zgjidheshe ti??Ke qne nje futbollis i mire tek “Dinamo” por nuk me pelqen qe ti ben vetem kritika pasi nuk te intereson dhe kerkon te luftosh te tjeret.
Shqiptaret e kane ne genet be tyre futbollin.
Ne se keto n27 vjetet kapitalizem do te ishin ruajtur format e ndertimit te strukturave socialiste me disa ndryshime per mire sipas kohes,sot futbolli shqiptar do te konkuronte per kampion bote !
Ne emer te luftes kunder gjoja te antikomunizmit u shkaterruan klasat sportive,fushat e futbollit ane e kend s Shqiperise deri ne fshatrat,u zhduken kampionatet e shumta ne baze,klasash,shkollash,nderrmarrjesh e kooperatrivash etj ku zbuloheshin talentet per te gjitha llojet e sporteve!
Ndersa sot ne Shqiperi nuk formohet asnje talent i ri,se licenca e trainerit te futbollit jepet me leke,njelloj si dipllomat e Kristalit apo ato tek rruga e Kavajes!
Nuk ka mbetur kovac,hidraulik,mesues kenge apo vizatimi,agronom e puntor me 8 vjecare pa marre nje licence!
Paguajne prinderit e shkrete,por kovaci nuk di te pergatite futbolliste,prandaj stadiumet tona jane bosh!