VIDEO: Skandal në Angli, tifozi urinon te shishja e portierit

22 Janar 2018, 10:52Sport TEMA

Në kategorinë e dytë angleze, të ashtuquajtur Championship, një tifoz i Middlesbrough me shumë mundësi do të dalë përpara gjyqit.

Arsyeja? Nëse jeni duke ngrënë më mirë lexojeni më vonë…

Tifozi akuzohet të ketë urinuar te shishja e ujit që mban portieri mbrapa porte gjatë fitores 3-0 të klubit të tij ndaj Queens Park Rangers.

Nëse portieri i QPR Alex Smithies ka pirë nga ajo shishe mbetet për t’u vërtetuar.

Asgjë nuk bëhet e ditur për momentin, se si ka arritur ta marrë shishen.

Por një gjë është e qartë, që ai do të dënohet për gjestin e shpifur, si për shembull me një pezullim që nuk do ta lejonte të shihte ndeshjet e skuadrës së tij.

Për momentin ai është arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje