Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot në orën 13:00 në sallën e Muzeumit Kombëtar, albumin fotografik për “EURO 2016”.
Albumi do të jetë një promocion dhe Ekspozitë e hapur për publikun e cila do të shërbejë për tre ditë, ku dashamirës të futbollit do të kenë mundësi të shikojnë nga afër një galeri të përzgjedhur fotografish, shoqëruar me fanellat e kombëtares dhe copeza videoje nga momentet magjike të eventit më të madh që kemi marrë pjesë si shtet ne arenën Evropiane.
Presidenti Duka në fjalën e tij u shpreh:- “Është një kënaqësi e madhe sot për mua të jem në këtë promovim të albumit fotografik të Euro 2016. Produkt cilësor i FSHF, nje detyrim ndaj Ekipit dhe Sportdashësve. Promovim që mban gjallë kujtesën, dhe na jep entuziazëm për të vazhduar në të njëjtat gjurmë.
Sot të gjithë i gëzohen arritjeve të kombëtares, por sduhet harruar nga kemi nisur. Puna e madhe e një stafi, strategji shumevjecare, zbulimi i lojtarëve shqiptare anembanë botës, përzgjedhja e stafeve teknike, krijimi i kushteve optimale, frymës miqesore në grup etj. FSHF do të vazhdojë të ruajë standartin e lartë sic e Meriton futbolli shqiptar”, tha Duka.