Shkëlqimi dhe rënia e shokut Ben si politikan

22 Janar 2018, 18:23Politika TEMA

Nga Mirel Sheme

140 kartona u ngritën mëngjesin e datës 22 korrik në parlamentin shqiptar, ca me hir dhe ca me pahir, për të miratuar reformën e shumpërfolur të drejtësisë, që pritet të fusë në rrjetën me vrima të mëdha cironka të vogla.

Për shumëkënd kjo ngjarje ishte kulmi i legjislaturës së shkuar në shtëpinë e ligjeve të çdo shqiptari, por se më shumë se ngritja e kartonëve, herë nën “kërcënimin” e aleatëve amerikanë dhe herë sepse kështu bën shumica, “qershia mbi tortë” ka qenë opozitarizmi i Ben Blushit.

Zë i fortë në parlament, elokuent, orator, Blushi ishte i vetmi që shokut Rama herë pas here i fuste ndonjë “gozhdë” nën këpucë, por vetëm kaq.

Gjithçka nisi nga dita kur shoku Ben pasi dështoi me LMN-ë e famshme, vendosi të “rizgjohej” dhe të godiste “Rilindjen”.

Nga kritikat për shokët dhe shoqet e partisë në mbledhjet e grupit të PS-së, tek zgjedhjet për kryetarin e ri brenda llojit, Blushi bëri shumë dhe aspak për të marrë edhe njëhërë admirimin e shqiptarëve.

Të përballesh me një tufë të irrituar socialistësh anë e kënd Shqipërisë nuk ishte aspak e thjeshtë, gjë që Blushi ia arriti me sukses.

U përball me Ramën në parlament, duke e mposhtur gojarisht shumë herë, me bandat socialiste në Elbasan, aty ku shpëtoi paq pa marrë ndonjë karrike kokës, prej tyre apo ndoshta edhe prej (çiftes së jevgut, drejtuar një ish- pedagogut tim), por sërish Beni ia doli “të ecte vetë”.

Po teksa Rama triumfonte me “Rilindjen”, Blushi solli në jetë LIBRA-n.

Pati shumë nga ata të rinj që besuan në vlerat dhe virtytet e Blushit, duke u bërë një LIBRA (ndër ta edhe një miku im gazetar), por ashtu siç ndodh rëndomtë, në Shqipëri partitë lindin si kërpudhat mbas shiut, por fikën si “flaka e kashtës”.

Në muajt e parë të jetës LIBRA pati dy “prindër” mjaft shembullorë, zëra të fortë në parlament, që kujdeseshin për rritjen e shëndetshme, shokun Ben dhe shoqen Mimoza.

Teksa një shkrimtar dhe një shkencëtare bënin opozitë të fortë në parlament, LIBRA rritej dhe po bëhej gati të përballej me sfidën e parë në jetë, zgjedhjet e 25 qershorit.

Për shumëkënd nga ne kjo ishte një sfidë që do tregonte nëse LIBRA ishte një zë ndryshe apo një gënjeshtër e radhës, që për fat të keq rezultoi e tillë.

Sistemi zgjedhor që “gropos” partitë e vogla na kishte lënë të kuptohej se shoku Ben dhe shoqja Mimoza shanset për të qenë sërish ne parlament, i kishin të pakta dhe ajo që shtrohej natyrshëm ishte nëse LIBRA-t do ishin të fortë edhe jashtë sallës së ligjeve?!

Dhe ajo që pritej ndodhi, nga qershori deri dje LIBRA luftonte me veten e vet, asnjë deklaratë nga selia e “verdhë” në lidhje me “peshqit” që po kërkohen në Shqipëri, asnjë zë opozitar!

Shoku Ben rallë herë hidhte ndonjë “shashkë” në facebook, duke i lehtësuar akoma më shumë punë edhe qeverisë “Rama 2”.

Një ditë të “zymtë” LIBRA-t u zgjuan, jo për të bërë opozitë, por për luftë brenda llojit.

Harmonia e shokut Ben dhe shoqes Mimozë u fik sa “hap e mbyll sytë”.

Lindi një luftë e re për pushtet brenda partisë, ajo që vetë Blushi kishte premtuar se nuk do ndodhte kurrë, ai humbi qetësinë dhe bashkë me të edhe “dashurinë” për politikën.

Për të dytën herë pas LMN-së ai i braktisi “shokët”, bëri atë që di të bëjë më mirë, hodhi në letër një mori arsyesh, i la LIBRA-t, për tu rikthyer tek librat.

Shkëlqimi i shokut Ben si politikan u venit për herë të dytë në pak vite.

Beni sërish nuk ia doli të “eci vetëm” në politikë, i flaki tutje disa mijëra LIBRA për tu rikthyer tek “dashuria e vjetër.

Gojët e liga thonë që do bëhet drejtor, do e “godasë” sërish Ramën me fjalën, diku në një media që u kthye në opozitare!

“Të kanë treguar aq shumë përralla me ujqër dhe me kuçedra more Beni, sa s’të kap gjumi natën, por janë thjesht përralla…”(Express)

14 komente në “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Ben si politikan”

  1. Gaspri says:

    Blushi nje njeri i peshtire, skuth i keq, hajdut dhe dembel.
    Beri mire Rama qe e shporri kete qelbanik nga PS-ja, te cilen e demtoi sa mundi per nje grusht para qe i jepte dhe i jep opozita.
    Ky shkon ne Top Chanel, per ta shkatrruar kete medie elitare. Ky pusht dergohet me detyre nga ata qe vrane Tanin e Topit pikerisht per te shkatrruar kete Gjigand qe ngriti i ndjeri Tan.
    Fatkeqesisht kete nuk po arrijne te kuptojne bashkeshortja dhe dy bijat e Tanit. Edhe per kete familje pa Zot shtepie me vjen keq qe i jane versulur keta vagabonde per ti shkatrruar perfundimisht.
    Keqardhje.
    Pikerisht kete zanat di te beje mire ky Blushi.

  2. kumari says:

    Kaur-Jevgu .shoku KUMARXHIU.

  3. miri says:

    Po u fut Beni tek Top Chanel, qajeni kete te fundit, Ku hyn Blushi thahet bari…me vjen keq per femrat e familjes se Tanit,,nuk diten ta mbajne trashegimine e te atit. Te rroni vete.

  4. Pandi Korce says:

    Mirel-a, po ti moj kazane ç”pate. Si e more shperblimin, me këste apo orale?

  5. votren says:

    Ne fakte ky jo qe nuk shkelqeu kurre por nxiu nga shkoi.

    1. Njeriu ma i poshter qe ka prodhuar politika shqiptare, i paburrni, i pa bese, bukshkale ecc, ecc

  6. Ujori says:

    Top cenelli eshte bere si LSI. Merr cdo njeri te divorcuar nga partia e tije dhe e fut brenda. Hape deren o top se topa do fusesh.

  7. Kot says:

    Nuk ja vlejne kaq rjeshta per nje kastravec si ky Blushi qe te peshtiroset qysh ne tre fjalet e para.

  8. Saimir says:

    Te kishte nja 20 si puna e BENIT SHQIPERIA ,o shoqja gazetare,qe nuk i vjen te maja thoit BENIT ti e shume si ti. e kishit shume frike.po pri se dardha e ka bishtin ne vend tjeter.

  9. spartaku says:

    Te vjen keq qe Top Channel ndrroi pronar,duke i vajtur ne preherin e kryekriminelit Sali Berisha,apo te urryerit Basha,qe neser do vije vetingu dhe do shkojne pas hekurave.Turp per zonjen Vjollca,qe doli nga rruga e Dritanit.Top channel ishte tv me i dashur,tani po kthehet me i urryeri.

  10. lef says:

    nuk gjeje ndoje arsye bindese qe ta vleresoj,po edhe nuk eshte I ati formati qe mund ta urresh

  11. lef says:

    mund te keshe keqardhje,po nuk eshte I afi formati qe meriton ta urresh

  12. Mehmet Goxhaj. says:

    Fatkeqesisht Top-Channl, u vete var te Berisha, keshtu qe berishjanet do te shkojne atje per ta hequr per hunde ne menyre qe Shqipetareve tu mbyllet edhe dritarja e veteme per te pare te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje