Aktorja Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

23 Janar 2018, 18:13Sociale TEMA

Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë pranë Spitalit Amerikan 3, më një infeksion pulmonar.

Lajmi konfirmohet nga burime të afërta me aktoren.

Ajo po merr terapinë e duhur nga mjekët e këtij spitali dhe ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm.

Mjekët e këtij spitali pohojnë se gjendja e saj për momentin është nën kontroll.

Aktorja  Tinka Kurti do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës, por shëndeti i saj nuk e ka lejuar atë të ngjitet në skenë. (TemA)

1 komente në “Aktorja Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital”

  1. Shvejk says:

    Sherim te shpejte, jete te gjate dhe suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje