Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e krijimit të një tuneli në Llogara, për të ulur distancën kohore nga Dhërmiu në Vlorë, por edhe për të thithur më shumë turistë.
Deklarata u bë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, në studion e “Tonight Ilva Tare”
Gjiknuri: Po bëhet një studim, po shihet interesi i shoqërive të huaja, për një tunel alternativ për në Llogara, për të nxitur turizmin dhe për të shmangur kalimin nga ana e Parkut të Llogarasë dhe zbritjen që merr gati një orë.
Tare: Po bëhet një studim për këtë apo ka ndonjë ofertë?
Gjiknuri: Jemi me qasjen që ka ardhur një moment që mund të bëhet një tunel në mënyrë që distanca nga Dhërmiu në Vlorë mos jetë më shumë se 20-25 minuta.
Tare: Po kosotja sa do të jetë, se e beri edhe Podgorica në Kolashin po çoi turizmin e gjithë rajonit atje.. ne ia dalim dot?
Gjiknuri: A ka potenciale për turizëm? Që turizmi të zhvillohet duhet të jetë aksesueshëm. Që të jetë i aksesueshëm duhet një infrastrukture, por ça zgjidhje ka? Me parashutën do hidhemi? Do hapen tunele.
Mendoj qe nese ndertohet ai tunel eshte fantazi!
Ne vitin 2013 isha me nje grup turistesh finlandez dhe ata me than pse nuk bahet nje tunel por kjo rrug kaq e mundimshme.
Tuneli mund të bëhet por a do jetë prap llogaraja kjo që është,me kaq shumë vizitorë?
RREGULLONI POPULLIN NJEHER SE JANE PA BUKE JU QIFSHA MOTERAT KENI LEN PENSIONET NGA 120000 LEKE MOR PLERA PASTAJ MENDONI PER TURIZEM NUK NA DUHET VENDI BUKUR POR POPULL I KAMUR QE TE PERBALLOJ JETESEN O PLERA
Zini, beja motres tende ne fillim. Ai tunel dhe te tjere si ai duhen sepse ky vend eshte shume I thyer. Kujtoni vuajtjet per te shkuar ne Kukes apo dhe ne Elbasan. Pa rruge vetem dembel, lope e dele mund te jetojne ne kete vend.
Avash ZINI, se e ke mare me shume te perpjekur.Epo ç’do gje ka rendesin e saj.Edhe tunelet duhen per njerzit,per shqipetaret,dhe jo per qeverine.Eshte e vertete,qe ne vendin tone ka njerez qe nuk sigurojne buken,por kjo nuk do na lere pa bere punet e tjera.Nje pjese nuk e kane te siguruar buken,por ata qe e kane, te rine e te shikojne ata qe nuk kane?.Keshtu eshte bere kjo bote o ZINI,ca hane sa pullcasin,ca presin ndonje kocke nga ata qe kane.Ky eshte nje polarizim i padrejte i shoqerise kapitaliste.Por ama,edhe tunelet duhen,se do t’u vijne ne ndihme njerzeve.,vendit tone,turizmit,begatis, etj. Vash nga vash do behen te gjitha,shpresojme.Pershendetje.
bravo po te realizohet