FOTOT: Nisma “çdo pallat, 5 pemë”, banorët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së Veliajt

23 Janar 2018, 10:15Sociale TEMA
FOTOT: Nisma “çdo pallat, 5 pemë”, banorët e

Nisma për gjelbërimin e Tiranës ka nisur të shtrihet në gjithë Tiranën.

Pjesë e kësaj nisme nuk është më vetëm Bashkia e Tiranës, por edhe administratorë pallatesh apo edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë vendosur që gëzimet apo ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Adriatik Shpata, administrator në Pallatin Nr.5 në rrugën “Pjetër Arbnori” në Njësinë Administrative Kashar.

Siç shihet edhe nga fotot Adriatiku ka angazhuar edhe banorët e pallatit për të gjelbëruar pjesën e përbashkët, si një investim shumë i mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. 

1 komente në “FOTOT: Nisma “çdo pallat, 5 pemë”, banorët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së Veliajt”

  1. Spartak VERDHA says:

    Z.Erion Veliaj .
    Ju e keni mirë , dhe llogjike këtë propozim . Po t’i mbjellim vetë , edhe do t’i ruajmë ( jo të shkulen si në Farkë ) edhe do kujdesemi për to , por , pse jo , ndoshta do ti shtojmë ambjenteve me kontributin tonë e shumë pak shpenzime edhe ndonjë stol , kosha për plehrat , e , mundet edhe ndonjë tip lodre të thjeshtë për fëmijët .
    Problemi që ngrej unë , mund të duket i koklavitur e ndoshta i vështirë , por fakti që , të gjithë kryebashkiakët e të gjithë deputetët e kryeministrat , në kohë fushate , e kanë quajtur objektivin e tyre për ta realizuar , më jep me kuptu , se me problemin e Ipotekimit të qindra mijëra banesave në pallatet , po ta kenë me seriozitet , e zgjidhin . Shtëpiat ne i kemi blerë , kur pallatet janë dhënë për t’u ndërtuar me leje . Kemi gati 15 vjet brenda , dhe ipotekë s’kemi . Shyqyr që s’na ka dalë deri më sot njeri tjetër si pronar , se këtu edhe kjo ka ndodhur e ndodh , nga ndërtues e pisnesmenë xhambazë e hajdutë .
    Atëherë , z. Veliaj , shumë e bukur dhe shumë e mirë kjo thirrje , e cila , do realizohet nga banorët e pallateve , por a do jetë edhe angazhimi i Juaj maksimal , me i dhënë drejtim e zgjidhje ipotekimit të banesave tona këtu në Tiranën që drejtoni JU . Kërkojini strukturave përkatëse , të na e përfundojnë këtë problem , sepse ësjhtë fare e pakuptimtë , që i legalizohen shtëpijat atyre që ndërtuan e zaptuan Shqipërinë pa leje , duke ja dhënë tapitë me ceremoni , e duke ja kryer procedurat me kontributin e djemve dhe vajzave , që paguhen me taksat edhe tonat , e ne nuk na zgjidhet me vite e vite ky problem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje