BATUTAT/ Rama i vetëm në timon: Hë nga ta çoj, majtas apo djathtas

23 Janar 2018, 13:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në portin e Durrësit me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha si dhe Vlora.

Rama u premtoi peshkatavëve se kushtet në porte do të ndryshojnë dhe se do të ketë investime në këtë sektor.

“Peshkatarët do të kenë një port të mirëfilltë. Peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi. Nga 15 mln euro në vit, 82 mln vitin e fundit. Do të nisë investimi për markatën moderne të peshkut. Do ndërrohen motorët dhe frigoriferët e anijeve”, tha Rama

Ndërkohë kryeministri teska mori timonin e anijes nuk i kurseu batutat dhe ironitë për opozitën dhe protestën e kësaj të fundit që do të organizojë në 27 janar.

Rama theksoi se demokratët gjatë gjithë kohësh krahasoheshin me Gjermaninë dhe kjo i la pas.

“Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje”- iu drejtuar njërit prej peshkatarëve.

Ndërkohë Rama gjatë drejtimit të anijes bëri dhe disa batuta me peshkatarët.

Batutat

Rama: He e mban mend si te kam gjet apo jo?

Qesh peshkatari: Ma more bastin

Rama: Tani ke ndryshuar shumë. Kur të pash herën e parë, veç dy gishta të kishin ngel.

Fill pas kësaj Rama hipi në anijen e peshkimit dhe tha: Hë nga ta çoj, majtas, apo djathtas

Peshkatarët qeshin (TemA)

3 komente në “BATUTAT/ Rama i vetëm në timon: Hë nga ta çoj, majtas apo djathtas”

  1. Atdheujo mbi te gjitha says:

    Nga Erdogani dhe Greqia.Kaq e ka mentalitein edhe me i” zgjuari “timonier.
    Kur tradheton kombin, atdhene, nuk di tja nga tja mbash ma.

  2. ZagareTemes says:

    cbllokoni komentet o zagaret e Rames ,Ilirit, Artes,Meros

  3. rames i ka hi friga ne palce se mos po ket nje surprize nga italia e europa per industrin e kanabisit. ilir meta ne gjendje shoku septike,se mos po i zbulohen 500000000 peqind milion euro ne londer.qe ka kesi milionera ne shqipei,kurre nuk kisha besuar.pet ket shume parash ,flasin edhe tv te shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje