Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha thotë se shqiptarët i pret dajaku i Edi Ramës nëse nuk dalin në protestë.
Teksa tregoi gjendjen ekonomike, ai ftoi qytetarët nga Njësia 11 në Tiranë që të dalin më 27 janar për të rrëzuar Edi Ramën.
Kryeopozitari gjykon se protesta është rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët.
“Gjendja e atij kryefamiljari është gjendja e mijëra prindërve shqiptarë, e 290 mijë shqiptarëve. Mjerim absolut. Nuk arrijnë dot të blejnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Po si mund t’i thotë vetes kryeministër, që shikon këtë gjendje dhe e zgjidh qesen, për çfarë? Për 400 milionë lek makina.
Basha tha se në këtë situatë mjerimi për 300 mijë familje, qeveria u fal inceneratorëve miliona euro, 5.2 milionë vetëm për fabrikën e plehrave në zonën e Fierit, kundër të cilës po protestojnë banorët.
Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall.
Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse?
Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri.
50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre.
Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!” u shpreh Basha. (TemA)
Humbje kohe te protestosh me nje opozite kriminale ??✌️✌️✌️✌️
120000 protestues? sheh endra…
Shqiptarë të dashur, jemi populli më punëtorë dhe më i bindur karshi ligjeve të çdo vendi të Europës, Amerikës,Australisë etj. Merni e zgjidhni, një vend si Europa ku ka ligje dhe rregull, ku ka dhe të varfër por që qeveria mundohet tja uli vuajtjet, apo një vend si e do lulushi me kriminelin sali, like floririn ,mona me të gjitha të mirat që ka mbi vete, pra një vend rrumpallë ku kushdo bën çfarë të dojë por përdoret dhe vritet kur tju dojë qejfi atyre që thamë më lartë.
Jam gati te protestoj, vetem neqofse Majlinda Bregu behet kryetare e PD-se✌️✌️