Prindër kujdes! MSH: Ja 11 vaksinat e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve

23 Janar 2018, 17:27Shëndeti TEMA

Vaksinimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm që nxit mbrojtjen e organizmit ndaj baktereve apo viruseve që shkaktojnë sëmundje.

 

 

Efektet pozitive të këtyre vaksinave: pengohet rreziku nga sëmundjet, pengohet vdekshmëria, pengohet invaliditeti dhe pasojat e tjera, pengohet dukuria e epidemive nga sëmundjet ngjitëse etj.

Procesi i vaksinimit aplikohet sipas një kalendari që publikohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve të kryejnë vaksinat e fëmijëve të tyre sipas kalendarit të vaksinimit.

Nga mosha 0- 2 vjeç janë 6 takime tek mjeku, 10 injeksione kundër 11 sëmundjeve me efekte të rënda.

Fëmijët 2 muajsh; 4 muajsh; 6 muajsh; 10 muajsh; 12 muajsh dhe 24 muajsh duhet të jenë të vaksinuar kundër 11 sëmundjeve me efekte të rënda si Poliomelit (paralizë), Pertusis ( probleme me rrugët e frymëmarrjes), Tetanoz (paralizë), Parotit (meningit, lezione testikulare), Fruthi (encefalit, pneumoni) infeksione nga pneumokoku (meningit, paralizë), Rubeola (keqformime fatale), Hepatiti viral B(ceroze, kancer), Infeksione nga HIB (meningit), Tuberkulozi(sëmundje të ndyshme të mushkrive).

6 komente në “Prindër kujdes! MSH: Ja 11 vaksinat e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve”

  1. apapapa says:

    A ka mundesi Ministria te na jape informacion per origjinen e vaksinave si dhe permbajtjen e seciles prej tyre? Gjithashtu a mund te na sqaroje Ministria cfare demshperblimi do jape per rastet kur keto vaksina shkaktoje autizem? Faleminderit.

  2. Amerikanja says:

    O pika mu ne koment. Ke hallin e femijes apo parave qe do te marresh.
    Vaksinoini femijet per nje jetese me te sigurte dhe mos shikoni parate ju eshte bete mendja para.

  3. A.R. says:

    Pikerisht…! Te sqarojne perse vaksinat jane plot me metale te renda, si Barium, Alumin e Merkur; me pesticide e me materiale gjenetike te huaja e shume felliqesira qe thjesht nuk justifikohen! Te sqarojne perse NUK kane kurrefare efikasiteti, bile perse njerezit po vdesin per shkak te tyre!
    Per me shume, shihni filmin-dokumentar te shume censuruar VAXXED – From Cover up to Catastrophehttps://m.youtube.com/watch?v=68WSoUSbtis

    Gjithashtu kerkoni Stefano Montanari ne Youtube e motore kerkimi online: eshte mjeku qe ka zbuluar helmet e qellimshme qe permban çdo vaksine!

    Andrea Radi

  4. eno says:

    NUK SHKAKTON VAKSINA AUTIZEM MOS KINI MERAK
    PROBLEMI ESHTE MOS TE JENE TE SKADUARA

  5. Shqiperia e shqiptareve says:

    Pershendetje.Kam lindur 1974 e nuk e di cilat jane vaksinat qe j m bere.Hepatiti B.?

  6. Eleni says:

    Pershendetje,e kam vajzen 1 vjec dhe akoma nuk ka bere asnje vaksin sepse burri mendon qe vaksinat shkaktojn autizmin.Une kam shum hall per jeten e vajzes mos i ndodh gje e keqe nga mos vaksinimi por kam dhe hall kur degjoj qe vaksins shkakton autizem.Nuk di cfare eshte e drejt.Si mendoni ju? A ka ndonje qe nuk ka vaksinuar akoma femijen? Flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje