VIDEO: 62 vjeçari drejton makinën si i çmendur, ecën me 250 km në orë

23 Janar 2018, 13:49Lifestyle TEMA

Një 62 vjeçar është arretuar nga policia pasi drejtoi makinën e tij më një shpejtësë marramendëse.

Shoferi John Hornby nga Burley, drejtoi makinën e tij tip Audi S4 me një shpejtësi prej 250 kmh.

Prokurori i tha gjykatës se kjo ishte  shpejtësia më e lartë që kishte parë ndonjëherë.

“Ne shohim shumë gjëra në këtë punë, por u trondita kur shihja dikë që ngiste me shpejtësi të tilla.

Ju mund të shihni nga pamjet se sa e rrezikshme ishte.

Ai nuk ishte vetëm duke rrezikuar jetën e tij, por jetën e përdoruesve të tjerë të pafajshëm të autostradës dhe kjo është e papranueshme”, tha prokurori i çështjes.

62 vjeçarit iu hoq patenta për 9 muaj si dhe u dënua me 500 paund. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje