I ftuar dje në një forum organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës me studentë e pedagogë të Departamentit të Komunikimit, drejtori i “Televizionit Klan”, Armand Shkullaku, u ndal te evolucioni i medias tradicionale, që ka nisur një rënie të pandalshme qysh prej vitit 2001, theksoi ai.
Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale, ai tha se, rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes.
“Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë dhe anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën edhe punën tonë”,- tha ai ndërsa pranoi se kishte pasur një ofertë nga “Top Channel” për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se, arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave.
“Unë më vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në ‘Klan Kosova’ dhe ‘ABC’.
Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë shih “se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…
Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ‘ABC’, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise.
“Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë ‘derrit dajë’”.
Vit që shënoi një ndarje të madhe nga deri atëherë gazetarët- pronarë te ardhja e një tjetër profili pronarësh, kryesisht nga bota e biznesit.
“Këto media u krijuan sepse i duheshin politikës për t’i përdorur. Ishte koha ku një gazetë ishte baras me një tender, me një pallat, etj. Gjithçka u bë e bleshme”, tha Shkullaku, ndërsa shtoi se në ato kohë nuk u konceptua si industri fitimprurëse nëpërmjet asaj që prodhonte media vetë, por si askesor për një biznes tjetër më të madh.
“Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë. Kjo rrugë e shkurtër e medias dhe raporti me politikën, deformimi i realitetit për qëllim të caktuara, apo qoftë edhe nevoja për mbijetesë apo për të bërë luftë të pandershme ka çuar te humbja e besueshmërisë te publiku”.
Pikërisht këtë humbje të besimit që publiku ka nga mediat, sipas Shkullakut u shfrytëzua nga kryeministri Rama që në sulmet e tij e ka etiketuar këtë të fundit “media kazani”.
“Rama do të barazojë mosbesimin dhe gati përbuzjen që publiku ka ndaj klasës politike në përgjithësi me humbjen e besueshmërisë ndaj mediave. Shfrytëzon koeficientin e lartë të pakënaqësisë për të relativizuar kritikat ndaj qeverisë”.
Sipas gazetarit ky sulm i Ramës ndaj mediave ka nisur më herët:
“Në rrugën e tranzicionit të gjatë shqiptar shumica e mediave zgjodhën rrugën e shkurtër për të mbijetuar. Duke u vënë në shërbim të politikës.
Nuk është çudi në një vend si Shqipëria ku pjesa më e madhe e parave vijnë nga buxheti i shtetit; tenderë apo prokurime publike”.
Përfshirja me politikën ka çuar në humbjen e ndikimit, sepse sipas Shkullakut pa autoritet ,si një zë i besueshëm në botën e informacionit, nuk mund të kesh ndikim.
Një tjetër fenomen që theksoi ishte edhe humbja e individualiteteve në një kohë kur shumë kronika vijnë të gatshme nga zyrat e komunikimit të qeverisë apo partive politike.
“Politika është në të drejtën e saj të bëjë PR, por është problemi ynë. Asnjë media sot në Europë nuk transmeton të plota materialet e gatshme”.
Ajo çka duhet të bëjnë gazetarët klasikë është të fuqizohen me teknologjinë e fundit.
Ti ke te drejte, ti nuk je kazan. Kazani ka nje fare vlere por ti nuk ke fare vlere. Me sakt ti je grope septike e ndonje haleje fshati.
ky shkullaku jo vetem qe eshte kazan por, duket edhe si xhihadis
Nje pershkrim i sinqerte i historise dhe situates ku ndodhet media.
Vecse duket qe eshte i dorezuar. Nuk ka zgjidhje…
Shkullak te kemi thene qe mos e nxirr fotografine se merove dynjane o shemtire njerezore. Po na tremb kalamajte me ate fytyre muti qe ke. Tek Top Leshi si shkove si nuk shkove nuk ka ndonje rendesi se po behet Top Muti dhe muter ka plot qe po e mbushin ate kanal haleje.
Ti nuk ke qene dhe kurre nuk do behesh gazetar, se je militant . Perveç kesaj ti ke qene dhe nje shembull i keq i rritjes se mjekres ne formen e shkurres, qe na ke tmerruar. Fillimet e tua te cuvilizimit perkojne me kohen kur bllokmeni Hysniu Jr, Andi Kapo filloje te merrej me ty dhe te mesonte se cfare kemishe te vishje dhe te bleu nje Brawn te qethje ato qimet e palara . Kazan per ty eshte kompliment…
Top Çenëlli u bë Top Çeni e tani po katandiset si Tope Zagari, shërbëtor i kërmëshirave politike. Edhe ky Shkurllaku i asaj çorbe kazani është : pa shije e zabërzuq.
Faktikisht ky dhe mediat kazan jane sepse jane te kapura te gjitha nga Rama.
Loje e madhe qe luhet me popullin.
Dhe vra mendjen kush mi mori lesht e sumes. Nga ngjyra e tyre e kuptove se mi ke marre ti o shkullllak. Thua shyqyr qe Sandi te mori perseri mbasi te largoi. Mbete ne dere duke qyrravitur,u servilese e te mori. Bukur,por kuptoje se Topi i Tanit eshte bere si topet tona. Atje gjen streh cdo gazetar kazan i shpuar. Cdo gazetar i divorcuar.
Shkulmak ti je nje njeri nen nivelin mesatar. Medioker komplet ,por ky eshte niveli I shume mediave ne Shqiperi,,,,,,,,,,,,, Ti thjesht je nje nevojtore fshati ,por qe dhjesin qente e fshatit ,se njerzit e kane per ofendim te dhjesin tek ty ,,,,,,,,,,,,,,,,yyyytttttttttttt ce nxirrni kete mut se nae shpifi