Partizani vijon me intensitet përgatitjet për duelin kundër Flamurtarit

24 Janar 2018, 17:01Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka vijuar përgatitjet në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.

Seanca e radhës është zhvilluar sot si zakonisht në orën 11:00.

I gjithë grupi lojtarëve është përgatitur i plotë me përjashtim të mbrojtësit Fejzullahi , i cili po vijon veçmas programin e riaftësimit.

Të enjten ekipi do të zhvilloj edhe seancën e fundit në orën 11:00 dhe pasdite do ti drejtohet qytetit të Vlorës , në kuadër të takimit ndaj Flamurtarit i vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje