ANALIZA: Shpërfillje dhe përplasje mes liderëve të Kosovës dhe ambasadorëve

25 Janar 2018, 17:19Rajoni TEMA

Mospërfillje e ndërsjellë dhe retorikë e ashpër politike po karakterizon raportet ndërmjet liderëve institucionalë të Kosovës dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit, që përfaqësojnë pesë Qeveritë më të fuqishme të Perëndimit.

Mospajtimet ndërlidhen me dy nga çështjet më të rëndësishme aktualisht në skenën politike të Kosovës, siç është ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte.

Analistët e çështjeve politike thonë se raporte të tilla të lidershipit të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve aleate, po vërehen për herë të parë në këto dekadat e fundit.

Rasti më i freskët që dëshmon dallimet në pozicionet rreth proceseve aktuale, ishte deklarata e kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, kur tha se Qeveria e tij nuk u jep llogari ambasadorëve.

“Qeveria e vendit llogari i jep Parlamentit. Parlamenti na ka zgjedhë. Ambasadorëve u japim llogari në marrëdhëniet diplomatike, në marrëdhëniet me shtetet. Ne nuk i kemi punëdhënës ata, ne punëdhënës i kemi deputetët”, ka thënë Haradinaj.

Paraprakisht, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte adresuar një mori kritikash, sidomos ndaj Bashkimit Evropian, për faktin se po vazhdon ta mbajë Kosovën në izolim, pa liberalizim të vizave. Ndërkaq, në lidhje me Gjykatën Speciale, Thaçi kishte theksuar se përfaqësuesit ndërkombëtarë i kishin premtuar Kosovës liberalizim të vizave dhe perspektivë evropiane, në këmbim të themelimit të kësaj gjykate.

Deklaratat e lidershipit në Kosovë, i kanë pasuar thirrjet e vazhdueshme të ambasadorëve të vendeve të Kuintit, të cilët kanë kërkuar që të hiqet dorë nga nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se në të kundërtën, politikanët që e aprovojnë atë nismë do të përballen me pasoja të rënda.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se mospajtimet e mëdha ndërmjet dy palëve kanë sjellë si pasojë edhe përdorimin e retorikës dhe fjalorit të ashpër politik të ndërsjellë.

“Retorika ka qenë e ashpër në të dy drejtimet. Edhe nga ambasadorët kemi dëgjuar deklaratat më të ashpra që i kemi dëgjuar ndonjëherë drejtuar liderëve kosovarë dhe ndoshta si një kundërpërgjigje kemi pasur një ashpërsim të gjuhës ndaj ambasadorëve”.

“Kjo vjen për shkak të mospajtimeve që i kemi parë ndërmjet dy palëve për dy çështjet, siç janë, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale”, thotë Ibrahimi.

Mospërfillja e vazhdueshme e kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë, nga analistët po cilësohen si veprime që e cenuan partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me vendet aleate nga Bashkimi Evropian.

Analisti i çështjeve politike, Ismajl Hasani, tha për Radion Evropa e Lirë se dëmtimi i raporteve me vendet partnere të Kosovës, mund të ketë pasoja të pariparueshme për vendin.

“Përdorimi i gjuhës vulgare nga individë, pjesërisht edhe institucione, karshi ambasadorëve, sidomos të atyre të vendeve të Kuintit, që kanë kuptim të madh me prezencën e tyre në Kosovë, lirisht mund të kualifikohet si një kakofoni me prizma të rrezikshme dhe në të njëjtën kohë një dëm i pariparueshëm që mund t’u bëhet raporteve të Kosovës me vendet mike të saj”, thotë Hasani.

Ndërkaq, analistit Ilir Ibrahimi thotë se dëmtimi i raporteve të Kosovës me vendet mike tashmë ka ndodhur. Sipas tij, këto vende kanë filluar ta humbin besimin tek lidershipi kosovar.

“Javën e kaluar kemi pasur një fjalim të ambasadorit amerikan i cili i është drejtuar popullit të Kosovës dhe jo më liderëve. Ai ka filluar një bashkëbisedim me qytetarin e Kosovës sepse nuk po e sheh një lloj partneriteti te liderët kosovarë dhe ky është një hap prapa në relacionet që i ka pasur shteti i Kosovës me këto vende mike”, thotë Ibrahimi.

Kosova ka mbetur prapa në proceset integruese evropiane, si shteti më i izoluar, dhe i vetmi në rajon pa liberalizimin e vizave. Ndërkaq, së fundit, strukturat politike të dala nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë riorganizuar politikisht, duke kundërshtuar funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale për krime lufte, çka është manifestuar me kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e ligjit që e rregullon funksionimin e kësaj gjykate.

Një gjendje e tillë, sipas analistëve, po i shton frustrimet dhe zhgënjimet brenda Kosovës, sidomos te lidershipi aktual, frustrime këto që besohet se po reflektohen edhe në deklaratat e udhëheqësve të shtetit.(REL)

3 komente në “ANALIZA: Shpërfillje dhe përplasje mes liderëve të Kosovës dhe ambasadorëve”

  1. Delawie Gashi says:

    Shume te nderuar dhe te respektuar politkuaj te Kosoves,

    Megjithate ne nuk kemi konflikt me juve sepse ju nderojme dhe ju respektojme sepse AMERIKA pa Kosoven nuk mindet te ekzistoje. Faleminderit qe ekzistoni.
    Poashtu edhe ne vitin 1920 Shqiperia e ndihmoi Ameriken te forcohet duke pranuar mundesine qe Woodrow Wilson i ofroi Shqiperise qe te mos ndahet ne tre pjese ndermjet Greqise, Italise dhe Jugoslavise(Mbreteria SKS).. pa SHQIPNINE e vitit 1920 AMERIKA kurrrrr nuk do te forcohej aq shume….sa qe edhe Francen e qliruam ne vitin 1944………..aq me teper forca AMERIKANE e qliroi komplet europen ne vitin 1944……derisa BRSS i okuponte shume shtete perreth saj…..ne emer te njefar religjionin qe quhej Komunizem.

    Prandaj si perfundim:

    Pa KOSOVE SKA AMERIKE……DHE PA SHQIPERI SKA AMERIKE….

    EDHE NJE PERFUNDIM PER QEVERITARET E KOSOVES SI VIJON:

    Jauqifsha epiqendren e pidhit t’nonës krejtve… E ma se shumti …….po dihet kujna…..bre at non ëngoj pajauqi mos e lasha.

  2. Baliu says:

    Liderret e tu Kosovs* jan zagar te perzgjedhur te ambasadorve. Ata ndoshta mund te perpeliten pakez kur ju ngushtohet laku, por asgje me shum. Ata ne qdo moment mund te zevendesohen me grupin tjeter te zagarve gjoja me duar te “pastra”, e keshtu me radhe.

  3. kta nuk jane politikan,por dy gomar me vetem shkrim lexim shkolle fillore.kta bashibuzuk koka turku kane prishur gati krejte relacionet me evrop e usa,madje usa ka refuzuar vizen per ramush psikopatin.skan ku te shkojn pa u gjykuar ata qe jane ne listen e zez te prokurorve evropian.tjetra,se kta ish puntor krahu e izoluan kosoven me mutsin me edomutin e turqis,dhe humbemvnjogjey nga urrejtja e isralit ndaj turqis,dhe mos njofje te israelit,vatikanit espanies,ku politika spaniolle ndikoj te gjithe amrtika latine,si argentina,bovia,paraguai,brazili,mexika,venezuela,kili,kuba ,kolumbia,peru,etj.pra per miqsin private te thaqit me terr…tin erdogan vetem qe ti ndajn pegjysem parat e tenderave,i humbem njofjet e afro 20 shteteve.ramush e thaqi erdogani ja u q…t m…rat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje