Libri: Ismail Qemalin e vranë, ai nuk pati vdekje natyrale?

25 Janar 2018, 10:06Dossier TEMA
Libri: Ismail Qemalin e vranë, ai nuk pati vdekje natyrale?

Duhet të zhvarrosen eshtrat dhe të bëhen analizat për të vërtetuar shkakune  vdekjes. 99 vjet nga vdekja e babait të shtetit shqiptar

Nga Roland Qafoku

“Nëse doni që Shqipëria të bjerë në qetësi duhet të vriten tre persona: Ismail Qemal Vlora, Esad Pashë Toptani dhe unë”.

Në një ditë prilli të vitit 1914 Preng Bibë Doda iu drejtua princ Wied-it me këto fjalë teksa bisedonin në Durrës se si duhet të bëhej shteti shqiptar.

Më 24 janar 1919 u vra  në Perugia të Italisë Ismail Qemali.

Më 22 mars 1919 u vra duke shkruar në Lezhë vetë Preng Bibë Doda .

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esad Pasha.

A ishte profeci apo zëvendëskryeministri Doda dinte shumë për kurthet, intrigrat, stilin oriental të të funksionarit të shqiptarëve këtë nuk di ta them.

Por e sakta është se ajo që ai i tha princit gjerman rezultoi e vërtetë. Shumë pak, për të mos thënë aspak, është folur për vdekjen e njeriut që themeloi shtetin shqiptar. Zyrtarisht është shkruar se ai vdiq nga hemoragjia cerebrale.

Por nga investigimi që unë kam bërë për shumë vite më rezulton se ai është vrarë.

Më saktë akoma është helmuar. Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, vdekjen e Ismail Qemalit e kam cilësuar vrasje të pastër.

Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë. Dokumentet më kokëfortë janë ato që janë siguruar në arkivin e spitalit të Peruggias. Nuk gëzoj respekt për ata studiues mediokër që e ciëlsojnë këtë si një çështje të mbyllur. Unë nuk kam dyshime, por jam i bindur që Ismail Qemalin e kanë vrarë.

Por ky lloj debate meriton vetëm pak kohë. Ajo që personalisht mendoj është që shteti shqiptar duhet të ndërmarrë një nismë për të hetuar një nga vrasjet më të mistershme.

Teknologjia e sotme bën të mundur të gjendet shkaku i vdekjes nëse Ismail beu vdiq natyralisht apo u helmua.

Mjafton zhvarrimi i eshtrave dhe kryerja e analizave. Do ishte në nderin e këtij shteti që të zhvarroste pas afro 1 shekulli një të vërtetë që ka të bëjë me njeriu që themeloi këtë shtet.

Përulje me respekt ndaj kryeveprës që bëri beu i Vlorajve! Na la një shtet.

Diçiturat:

1.Ismail Qemal Vlora

2.Hotel “Burfani” në Perugia të Italisë në vitin 1919 në të cilin vdië Ismail Qemal Vlora.

3 dhe 4. Hotel “Brufani” në ditët e sotme.

5.Gazeta “Perugia Citadina” që shkruan për vdkejen e Ismail Qemalit.

2 komente në “Libri: Ismail Qemalin e vranë, ai nuk pati vdekje natyrale?”

  1. agjenti 007 somalez says:

    Tek foto e katert 4/5, duket fare qarte se Qemali eshte vrare (helmuar me thalium) dhe bej be se kane qene turqit qe e helmuan , mbasi mbaroi detyren qe i ngarkuan per te humbur gjurmet e eleminuan !!!!! Qemali ….. te me ndjeni por tek foto duket qe paska harruar ne koke festen (qylafin siç hone turqit) turke , megjithese shpalli “panvarsine” nga Turqia !!!!! Prengen na e vrane serbet me KGB ruse kurse Esatin e Topeve na e vrane asfalia Greke se bashku me UDB serbe !!!! Te treja vrasjet ishin ne interes te fqinjerve tane mizore qe deshen destabilizim te Shqiperise Social. Popullore .

  2. Pellazgos says:

    Kush ishte filogreke qe kishte nostalgji per kulturen dhe civilizimin Greke,duhej zhdukur ose nga Italianet ose nga turqit.
    Dihet qe Ismaili e ndjeu se do ta arrestonin ose ta vrisnin dhe iku nga Turqia,kjo eshte historikisht e dokumentuar.
    Mos harrojme qe Vlora e kishte mbaruar shkollen fillore Greke ne Vlore dhe me vone gjimnazin Greke te vellezerve Zosimas te Janines dhe gruan e kishte Greke gje qe ne nje te ardhme femijte e Tij me gjak edhe Greke mund te bashkohej me Greqine.
    Kjo ishte nje prapavije e Italise fashiste qe u vertetua edhe me mosnjohjen e Qeverise Demokratike te Theofan Stilian Mavromatis Nolin dhe mbeshteten Mbretin Ahmet bashke me amerikanet
    Perca e sundo.
    Nje nga aspektet qe vertetojne keto eshte edhe Cmimi “Nobel” e misionares me qellime politike ne nje vend “Laik” si Shqiperia Terezes qe ska lidhje fare me kombin Shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje