Bajerni i Mynihut ka bërë një paraqitje fantastike kundër Hoffenheim në “Allianz Arena”, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë pikët e plota nga kjo ndeshje.
Hoffenheimi shokoi vendasit duke shkuar në avantazh prej dy golave pas vetëm pak minutave, me anë të Mark Uth në minutën e 3-të dhe Serge Gnabry 12-të.
Por, vendasit reaguan mjaft shpejtë duke barazuar gjithçka me golat e Roberto Lewandowski në minutën e 21’të dhe për 2-2 barazoi Jerome Boateng në minutën e 25’të.
Kurse në pjesën e dytë, vendasit ishin një tjetër skuadër.
Kingsley Coman, Arturo Vidal dhe Sandro Wagner, shënuan dhe tre gola të tjerë duke vulosur në rezultatin 5-2.
Bayerni me këtë fitore ngiitet në kuotën e 50 pikëve, 16 më shumë se Schalke që mban vendin e dytë.
Rezultatet e Bundesligës.
Bayern Munich 5-2 Hoffenheim
Dortmund 2-2 Freiburg
Koln 1-1 Augsburg
Lepzing 1-1 Hamburg
Stuttgart 0-2 Schalke