500 mijë euro është ofertë që skuadra e Barit ka ofruar për mesfushorin Ledian Memushja.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, kjo është oferta zyrtare që drejtuesit e klubit të Barit kanë bërë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes përfundimtare të skuadrës së Beneventos.
Prej kohësh ekipi i Barit që luan në Serinë B italiane është interesuar për shërbimet e ish kapitenit të Pescarës që do të ishte një përforcim mjaft i rëndësishëm në repartin e mesfushës. Memushaj gjithashtu do të ishte një lojtar që do ti shërbente shumë Barit për të arritur objektivin që kanë në këtë sezon që është ngjitja në Serinë A.
Megjithatë tashmë fjalën e fundit do ta ketë ekipi i Beneventos që do të vendosë nëse do pranjë këtë ofertë ose do ta refuzojë për ta mbajtur Memushajn në skuadrën e tyre.