Kamza-Laçi/ Ndreu: Tre pikë të rëndësishme, na kishte dëmtuar euforia

26 Janar 2018, 16:55Sport TEMA

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka folur pas suksesit që  skuadra e tij mori në fushën e saj kundër Laçit me rezultatin 3-1.

Ndreu u shpreh se në takimet e fundit ekipi pati eufori, por gjatë fazës përgatitore u punua që diçka e tillë të ndryshonte.

“Kemi marrë një trepikësh të rëndësishëm, që mendoj se do të na krijojë stabilitet në vazhdimësi. Ishte një ndeshje e mirë për ne. Shyqyr që ra gongu dhe na mundësi për rikuperimin e forcave tona gjatë përgatitjeve dimërore.

Që të them të vërtetën, ne ndeshjet e fundit patëm eufori, ku pas rezultateve pozitive erdhi edhe ajo fryrje. Punuam në fazën përgatitore dhe u bëmë të ditur lojtarëve se fitohet vetëm duke luajtur me dëshirë.

Merkatoja e dimrit është e varfër, por kemi marrë një lojtar nga Mali i Zi dhe ardhja e tij do të na ndihmojë shumë për mbrojtjen në vazhdim”, tha Ndreu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje