Luftëtari-Skënderbeu/ Daja: Nuk ishim në ritmin e duhur; Lika: Do synojmë të ngjitemi më lart

26 Janar 2018, 16:29Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas disfatës së marrë në ndeshjen e sotme kundër Luftëtarit.

Tekniku i bardhekuqëve u shpreh se ekipi ka marrë ngarkesë të lartë në fazën përgatitore si dhe ndryshimi i pozicionit të Xhejmes dhe mungesa e Soue ndikuan në këtë humbje.

“Të gjitha këto, ndodhën kur ne po kërkonim të barazonim rezultatin, dhe janë pjesë të lojës. Jam dakord, një ekip me kaq eksperiencë nuk duhet të kalojë dozën emocionale gjatë ndeshjes. Nuk patëm ritmin e duhur sot. Lojtarët janë ngarkuar në fazë përgatitore. Mungesa e Souesë nga fillimi, pozicionimi i Xhejms sjellon një performancë jo të mirë. Patëm rastet tona për të menaxhuar më mirë ndeshjen, u ndëshkuam në një kundërsulm edhe pse e njihnim kundërshtarin. Duhet të ishim më të vëmendshëm tek Mici, por ka qenë edhe me grip, dhe ka sakrifikuar sot. Të gjitha këto sollën edhe nervozizmin, pasi kaluam në aventurë.

Në të gjithë botën, ekipet bëjnë parakontrata. Nuk e bën vetëm Skënderbeu. Lojtarët janë profesionistë. Abazaj bëri detyrën, pavarësisht se neve na vjen keq për atë gol.

Në 2017 lojtarët kishin shumë potencial, dhe nuk është se u vjetëruan për një muaj. Ne kemi kërkuar një qendërsulmues, por merkato nuk është se të jep shumë hapësirë për të gjetur shumë lojtarë. Morëm një lojtar si Krasniqi që ka bërë shumë mirë në Kategorinë e Parë, por i duhet kohë që të përshtatet”, tha Daja.

Kurse trajneri i Lufetëtarit Hasan Lika deklaroi:

“Ne kemi një skuadër që po vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje. Përveç lojës pozitive, tashmë po marrim edhe rezultatet. Së bashku me Rrocën, ne kemi një mesfushë që shërben mjaft mirë për sulmin. Por, duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Kemi pasur rritje në lojë. Fitoret nuk ka qenë të lehta.

Kemi pasur edhe momente jo të mira dhe kundërshtari na ka rrezikuar disa herë. Ata kanë gabuar, kanë shpërdoruar. Rastet që kishim i shfrytëzuam mirë dhe fituam ndeshjen. Kur më thoni mbijetesën, ne kemi objektiv të kalojmë zonën e ftohtë. Do të pretendojmë të dalim edhe më lart. Edhe lojtarët që luajtën për herë të parë zhvilluan një ndeshje të mirë. Kanë ende kohë që të përshtaten plotësisht. Jakovljevic e njeh mirë kampionatin tonë.

Përsa i përket Abazajt dua të them që është një lojtar që di të shkëputet në majën e sulmit. Si Abazaj, si Bregu kanë meritat e tyre. Unë mendoj se nuk ishte fitorja e këtyre dy lojtarëve, por ishte fitore e të gjithë skuadrës. Edhe Skënderbeu që e humbi ndeshjen, e humbi e gjithë skuadra”, tha Lika. (TemA)

1 komente në “Luftëtari-Skënderbeu/ Daja: Nuk ishim në ritmin e duhur; Lika: Do synojmë të ngjitemi më lart”

  1. Dule Demi says:

    Ti mo miu i haleve dinamovite a e di o Ilir Daja se nuk vlen as per te rojtur gjelat e Baldushkut, por c’ti bejme atij gjoja biznesmenit te falimentuar Takes se Skenderbeut qe per te fshehur palacolleqet e tij te mban ty miush si trajner per te fituar ndonje lek ne kurriz te ekipit kampion te merituar te Skenderbeut! Fajet i ka Gim Zeqo qe ndonese kampion dha doreheqjen e te gjeten ty sharlatan, e ti gjen keta pisa trajneresh si ky Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje