Kategoria Superiore ka ngritur siparin përm vitin 2018 me tre ndeshjet e para që po luhen ditën e sotme të cilat janë Luftëtari-Skënderbeu, Kamza-Laçi, dhe Teuta-Lushnja.
Gjirokastëritët e mbyllën me fitoren 45 minutat e para me rezultatin 1-0 falë një golit mjaft të bukur të shënuar nga ana e Kristal Abazaj.
Në “Niko Dovana” Teuta edhe pse u gjend e para në disavantazh arriti që të përbysë rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1. Për durrsakët shënuan Beqja dhe Cyrbja, ndërsa për Lushnjën realizoi Canka.
Me fitore e mbylli dhe Kamza në duelin ndaj Laçit me rezultatin 1-0 me autor të golit Ymeraj. (TemA)
Goli i shenuar nga Kristal Abazaj