Skuadra e Teutës ka mbyllur përgatitjet për sfidën e nesërme që do të zhvillojë kundër skuadrës së Lushnjes.
Ky do të jetë dueli i parë zyrtar për vitin 2018 për të dyja ekipet që do të kërkojnë që ta nisin mbarë vitin 2018.
“Djemtë e Detit” nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Niko Dovana” dhe më pas janë grumbulluar për duelin e nesërm.
Aktualisht Teuta mban vendin e tetë në tabelën e renditjes me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Lushnja klasifikohet në vendin e dhjetë me 8 pikë të grumbulluara.
Ky takim do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. (TemA)