Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur për sfidën e nesërme dhe të parën parën për vitin 2018 që do të jetë kundër Partizanit.
Tekniku i vlonjatëve theksoi se ky do të jetë një duel i veçantë për, ndërsa shtoi se kërkon mbështetjen e tifozave nesër në shkallët e stadiumit.
“Fillojmë pjesën e dytë të kampionatit me një ndeshje sigurisht të veçantë. Kemi përballë një skuadër me emër si Partizani. Është diçka pozitive një përballje tradicionale.
Shpresoj domethënë që stadiumi të jetë i mbushur nga sportdashësit vlonjat për arsye se është fillimi i 2018-tës por njëkohësisht është edhe një përballje ndaj Partizanit që siç e thashë me mjaft autoritet.
Për mua sidomos të luaj kundër Partizanit është diçka e veçantë, duke pasur parasysh se gjatë karrierës time edhe si futbollist edhe si trajner e kam kaluar tek Partizani“, deklaroi Shpëtim Duro në konferencën për shtyp. (TemA)