Skuadra e tij ka shkëlqyer në ndeshjet miqësore të Turqisë, ku u përball si e barabartë edhe me Fenerbahçen, por rëndësi ka çfarë do të bëjë Kukësin në kampionat.
Kampionët luajnë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” dhe austriaku Peter Pakult, i cili ka marrë drejtimin e Kukësit këtë vit, synon fitoren e parë zyrtare.
Ai tashmë e ka qartë se cilët do të jenë lojtarët, që do të përbëjnë formacionin e Kukësit në ndeshjen me Vllazninë.
Nga sa u pa në një test kontrolli të zhvilluar së fundi, trajneri Pakult i ka besuar Koliçit në portë, Zhderiçit, Shametit, Allës dhe Rrumbullakut në mbrojtje, Dzarias, Musollit dhe Shkodrës në mesfushë, dhe Gurit, Bakajt dhe Kales në sulm. Një alternativë është edhe Ethemi.