Zinedine Zidane merr përgjegjësitë për eliminimin e turpshëm të Realit të Madridit nga Leganes në Kupën e Mbretit. Trajneri francez e ka të vështirë ta kuptojë sesi mund të eliminohet një ekip i madh si Reali kur e ka fituar ndeshjen e parë 0-1.
“Pasi fituam në ndeshjen e parë, luajtëm shumë keq në shtëpi. Mund të themi çfarë të duam, por kjo është një mbrëmje shumë e vështirë. Jam përgjegjës dhe shumë i mërzitur me veten për këtë që ndodhi. Sot jam unë ai që ka dështuar. Nuk mund të eliminoheshim me atë rezultat që kishim marrë në takimin e parë. Jemi shumë të zhgënjyer. Siç e thash, marr përgjegjësitë.”
Zizou shmang kritikat ndaj futbollistëve dhe fajëson veten për këtë që ndodhi.
“Po, është momenti im më i vështirë. Nuk e kuptoj sesi ndodhi. Nuk jam i mërzitur me futbollistët, por me veten. Edhe pse kanë një pjesë të fajit, sepse ata luajnë në fushë, jam unë përgjegjësi.”
Zidane theksoi gjithashtu se ndaj PSG në Champions, luhet edhe fati i tij, pasi një eliminim i mundshëm do të thotë dështim total në këtë sezon.
U pafsha me ZI se kaq sepse 2 nga 3 Ch-ligat e fundit si dhe La -Ligen e sezonit 2016-2017 i keni te VJEDHURA .
Si mund te behet Trajner nje BERBER , nje futbollist Ordiner dhe Rrugac si Zidane qe e mbylli me turp qekurse qelloi me koke Materacin !?
qenke koqe kidra !
Goditja ndaj pepinos Materaci ka qene veprimi me i bukur i Zizu-se, biles duhet ti kishte thyer nofullen kur ra ne toke ,saper Champion League Reali i ka fituar me zotesi ,pasi ka qene ekipi me i kompletuar