Skënderbeu, Gavazaj rreizkon për ndeshjen kundër Luftëtarit

25 Janar 2018, 11:14Sport TEMA

Kryesuesit e Superiores luajnë nesër në Gjirokastër me Luftëtarin, por stafit teknik i është prishur pak humori nga disa mungesa të rëndësishme.

Sulmuesi kryesor, Ali Soue, nuk është rikuperuar dhe mungesa e tij peshon, ashtu si dhe ajo e Afrim Takut, për të cilin ende nuk dihet se kur do të kthehet nga Amerika. Sahiti dhe Gripshi janë gjithashtu mungesa për ndeshjen e radhës.

Por dje me ekipin nuk është stërvitur edhe Enis Gavazaj, për të cilin mësohet se ka pasur dhimbje mesi. Kosovari është stërvitur individualisht, duke vënë në dyshim ndeshjen e nesërme.

Gjasat janë që Gavazaj të jetë gati, pasi problemi nuk është serioz, por gjithçka do të jetë sot më e qartë, pas stërvitjes së fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje