VIDEO: Dëmtimi brutal, rrëfehet futbollisti anglez që iu nda koka në fushë

24 Janar 2018, 19:50Sport TEMA
VIDEO: Dëmtimi brutal, rrëfehet futbollisti anglez që iu nda koka

Ryan Mason, futbollisti 26 vjeç-ar, ka treguar për herë të parë ngjarjen tronditëse, pas thyerjes së kafkës së kokës, të pësuar në janar 2017, për shkak të një përplasjeje të dhunshme me Gary Cahill të Chelsea.

Prej asaj kohe, mesfushori nuk ka luajtur me “tigrat”, sepse parashikohen rreziqe serioze në rast të kthimit të tij në fushat e futbollit.

Ai është aktualisht një komentator sportiv, por shfaq një optimizëm të lavdërueshëm.

“Viti 2017 ka qenë shumë i vështirë për mua, është e vështirë të shpjegohet me fjalë.

Ka qenë një sfidë mendore dhe fizike dhe unë jam krenar për tejkalimin e të gjitha pengesave.

Në fund, të jesh në gjendje të kesh djalin tënd në krahët e tu, është një ndjenjë e veçantë.

Unë do të kthehem më i fortë se kurrë”, tha Mason.

Ai ka vendosur 14 pllaka në kafkën e kokës dhe ka 42 qepje, teksa kaloi muaj ferri në spital, por për fat të mirë sot është gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje