Kukësi, Pacult: Jam trajner që kërkoj gjithmonë fitoren, me Vllazninë ta nisim mbarë

25 Janar 2018, 17:02Sport TEMA

Trajneri i ri i Kukësit, Peter Pacult, do të debutojë nesër në stolin e verilindorëve në sfidën përballë Vllaznisë që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Trajneri austriak doli sot në konferencën për shtyp ku foli për sfidën e nesërme për të cilën tha se skuadra e tij do të kerkojë vetëm fitore.

Pacult u shpreh se tashmë e njeh mjaft mirë ekipin si dhe lojtarët atë, duke shtuar se ai është një trajner që kërkon gjithmonë fitoren.

Jemi pregatitur shumë mirë keto tre javët e kaluara, kemi bërë ndeshje të mira gjatë fazës pregatitore.Tani po fillon kampionati dhe këto ndeshje janë krejtësisht të ndryshme por mendimi im është që ekipi është mirëpregatitur për fillimin e kampionatin.

Do tentojmë të fillojmë ndeshjen nesër kundër Vllaznis,ta befasojmë kundershtarin që nga minuta e parë, të jemi të përqëndruar.Nëse arrijmë të bëjmë me ekipin atë që kemi bërë gjatë fazës përgatitore atëhere jemi ne rregull.

Ekipin e njoh tani keto tre javë nuk dua të flas si ka qënë më parë, e keni parë fazën pregatitore ka ndikuar shume të ekipi edhe në stervitje nga dita në ditë atmosfera është e mirë

Unë jam një trainer që  do gjithmonë fitoren dhe kur nuk e fitoj ndeshjen nuk dua që ekipi të mposhtet, skuadra e di si jam dhe çfarë kërkoj unë nga ata, dhe shpresoj që do ta tregojnë nesër  në fushë”, deklaroi trajneri i Kukësit Peter Pacult. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje