Bajrjam Jashanica ka qenë gjatë gjithë periudhës së fundit lojtari më i kuotuar për t’u shitur nga Skënderbeu në një skuadër të huaj dhe duket se ka ardhur momenti final.
Mbrojtësi kosovar është gati të kalojë në kampionatin hungarez.
“Sport Ekspres” bën me dije se ai do të bashkohet tek Akademia Pushkash me Liiridon Latifin, i cili kaloi te kjo skuadër gjatë verës.
Për momentin klubi korçar nuk jep asnjë detaj, sepse marrëveshja nuk është ende zyrtare, por duket se kanë mbetur vetëm disa gjëra të vogla për t’u saktësuar.
Jashanica pritet të jetë shitja e radhës për Skënderbeun, që humbet një titullar shumë të rëndësishëm, por nga ana tjetër forcohet ekonomikisht me të ardhurat që depoziton nga shitja e lojtarëve. Këtë politikë e ndjek prej kohësh.