Partizani zyrtarizon edhe dy lojtarë të tjerë, firmosin Culum dhe Cardoso

25 Janar 2018, 18:07Sport TEMA
Partizani zyrtarizon edhe dy lojtarë të tjerë, firmosin Culum dhe

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me Milan Culum.

Mesfushori shtatlart, i cili është aktivizuar në kampionatin e Bosnje Hercegovinës me ekipin e Superligës Sloboda Tuzla, ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me 15-të herë kampionët e vendit për 1 vit e gjysëm.

Pas firmës së hedhur në kontratë, Milan Culum është prezantuar zyrtarisht si përforcimi më i ri Partizanit.

Një tjetër zyrtarizim tek të kuqtë është dhe afrimi i Lucas Ferreira Cardoso.

Sulmuesi brazilian ka firmosur kontratën me 15-të herë kampionët e vendit dhe do të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin 2022.

Sulmuesi 24 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit pas eksperiencës në kampionatin Maqedonas me ekipin e Pelisterit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje