INTERVISTA/ Arsen Hoxha: Përmirësimi i imazhit detyra më e rëndësishme e drejtuesve të rinj të FSHF-së, pa rrotacion nuk ka demokraci

26 Janar 2018, 10:36Sport TEMA

Ish-shefi i Sektorit te gjykimit në FSHF, Arsen Hoxha, dhe ish antarë i Komitetit Ekzekutiv në një intervistë ekskluzive të dhënë për “TemA” , ka folur në prag të zgjedhjeve të reja të institucionit të futbollit shqiptar që do të zhvillohen në Durrës më datë 7 shkurt.

Ish abitri i njohur i FIFA-s, ka folur rreth skandalit të Shoqatave, a ka ndërhyrje të politikës në këto zgjedhje, si dhe për sektorin e arbitrimit.

Hoxha theksoi gjithashtu se detyra e re e drejtuesve të rinj të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të jetë përmirësimi i imazhit të këtij institucioni.

Intervistoi Fatjon Baze

* Ne kete prag fushate eshte folur gjate per skandalin me shoqatat fantazme dhe te drejten e tyre per te mare pjese ne votimet per kreun dhe antaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. Cili eshte mendimi juaj?

Mendoi se ka nje fare teprimi. Shpesh ne evenimente te tilla sic jane zgjedhjet, ku ne mes eshte interesi per te fituar nje gare, deklarimet emocionale jane bashkeudhetare. Nuk shikoj as skandal dhe as fantazma. Te gjithe e dime se skandali ne vetvete perfaqeson nje ngjarje te pa hijshme ndaj ligjeve dhe rregullave qe bien ne kundershtim me normat e moralit shoqeror dhe qe ngjallin zemerim, apo mos pelqim nga shoqeria. Per hire te se vertetes, duhet te pranojme se gabimi i bere me statusin e ketyre shoqatave, nuk ishte i qellimshem dhe i paramenduar as nga presidenti Duka dhe punonjesit e aparatit te FSHF-se, por as edhe nga vete drejtuesit e shoqatave. Ajo ishte pasoj e kultures se pa mjaftueshme juridike dhe administrative te tyre. Nderkohe keto shoqata une nuk i shikoj as si fantazma, sepse realiteti nuk perputhet me ate qe perfaqeson nje fantazme si hije e nje te vdekuri qe i cfaqet kandidateve ne gare. Ato shoqata nuk mund te perfytyrohen si fantazmat sepse ato nuk jane paralajmeruese e nje te keqeje apo krize ne kete proces votimesh. Ne thelb ka ndodhur vetem nje gabim administrativo-juridik, ku vete palet e interesuara nga neglizhenca apo padia, i kane privuar te drejten ligjore vetes per te mare pjes ne kete proces.

* Ju keshtu mendoni se ata nuk duhet te jene pjese e ketij votimi?

Zgjedhjet per presidentin dhe antaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se perfaqesojne nje proces plotesisht te paster ligjor. Te drejten per te votuar e kane vetem ato subjekte qe ne momentin aktual zoterojne statusin ligjor per te kryer nje veprim te tille. Askush nuk ka te drejte ligjore te sajoje rregulla te reja, kur nje gare zyrtarisht ka filluar. Kam degjuar se do te lihet ne dore te antareve te Asamblese te Pergjitheshme te FSHF-se, qe te thone fjalen e fundit nese perfaqesuesit e ketyre shoqatave do te votojne apo jo. Keto lloj veprimesh, ma kthejne mendjen ne kohen primitive ku shprehja: ” u vendos fshatshe”, kishte mare te drejten morale, por ne kohen e sotme nuk mund te meren vendime fshatshe, sepse shoqerite moderne veprojne vetem mbi baza ligjore. Ne se fenomenin e analizojme ne kuptimin e shkak-pasojes, drejtuesit e shoqatave duhet te ndergjegjesohen se edhe pse atyre mund t’u jepet nje fare e drejte pasi ushtrojne nje lloj aktiviteti, na del se nuk kane status ligjor. Por nderkohe duke qene te vetedijshem se aspekti ligjor permban brenda edhe aspektin moral, duhet te pranojne verdiktin ligjor, i cili nuk u jep te drejte te votojne. Ajo qe ata sot kerkojne eshte sikur dikush te ngule kembe te udhtoje me avjon per te shkuar ne nje shtet tjeter, por i pa paisur me bilete. Ne rastin konkret te drejten e dhenies se biletes, me perjashtim te gjykatave, nuk e gezon askush tjeter, qofte kjo edhe Asambleja e Pergjitheshme e FSHF-se.

* A keni dalluar nderhyrje te politikes ne kete proces?

Para disa ditesh, deputeti i PD-se, z. Luciano Boci deklaroi se nuk ka fakte per nderhyrje polike dhe kjo deklarat mua me gezon, sepse e quaj si rast teper te vecante. Nga vete kultura dhe prejardhja e mjafte prej deputeteve tane, mos nderhyrja kudo dhe per cdo gje, do te ishte nje perjashtim teper i rralle. Ata jane prezente kudo, si ne ceshtje teper te rendesishme e deri ne ato me ordineret. Eshte kjo arsyeja kryesore qe ne mjafte raste , ajo pjese e shoqerise qe ka deficenca ne formimin e saj, i fetishizon e i barazon me perendine udheheqesit tane te famshem. Madje ju ben edhe kenge. Ai keni degjuar kenget per Enverin, Saliun, Ilirin etj. E si mund te kuptojne dhe pranojne keta njerez se rotacioni 2×4 vjete, duhet bere praktik e pa diskutueshme ne te gjitha fushat e jetes? Pa rotacion nuk mund te kete demokraci te vertete. Realisht te dy kandidatet e kane mbeshtetjen respektive politike pa te cilat nuk mund te kuptohet nje proces zgjedhor ne shqiperi. Prandaj ne se humbesi ne perfundim te gares , do te justifikohet me nderhyrjen politike, do te jete shume e pa ndereshme per te.

* Si nje njohes i mire i fushes se gjykimit, e cila ka qene pjesa me e dobet e punes se FSHF-se, a shikon dicka premtese ne programet e konkuruesve?

Fatkeqesisht jo. Kam pare vetem slogane te pergjitheshme, por jo nje program konkret, vecanerisht per dy problemet kryesore te FSHF- se sic jane liria e komisioneve te ndryshme per te vepruar ne menyre te pa varur dhe se dyti, per raportin e mardhenieve te FSHF-se me Komitetin e Arbitrave.

* Disa here ju jeni shprehur qarte se Komiteti i Arbitrave duhet te jete i pa varur nga FSHF. Ku buron kjo bindje?

Pervoja ime e gjate si arbiter, si nje ish punonjes i FSHF-se apo si nje ish antare i Kryesise se FSHF-se, (sot Komiteti Ekzekutiv) si dhe barierat e medhaja qe duhet te kaperceje nje president FSHF-je nga nderhyrjet e njerzve te politikes apo te pushtetit, dhe aqe me shume kur presidenti ka edhe biznese te fuqishme ne zotrim te tij, e ka vene shpesh ne veshtiresi ate, perballe kerkesave subjektive te tyre. Vete natyra e fushes se arbitrimit, ku shpesh gabimet e arbitrave jane prezente, e kane cenuar rende imazhin e FSHF-se, per nje futbollte paster. Kjo situate duhet te ndryshoje. Komiteti i ri Arbitrave qe mund te krijohet, nuk duhet te veproje nen ombrellen e FSHF-se, por duke dale jashte praktikave teper burokratike me te cilat ajo sot operon, duhet te marre vet mbi shpatullat e saj pergjegjesine e punes se arbitrave, pergjegjesine ndaj sportedashesve, klubeve sportive dhe FSHF-se. Ne kete menyre, FSHF-ja jo vetem qe heq nga kurizi i saj nje bare mjafte te rende, ku me te drejte e ku pa te drejte e ka cenuar seriozisht imazhin e saj, po tashme ajo kthehet ne nje oponent teper serioz ndaj drejtuesve te Komitet te Abitrave, qe do te influencoje direkt ne nje permiresim te ndjeshem te nivelit te gjykimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje