E ka gjetur më në fund Kamza mbrojtësin e qendrës, të cilin po e kërkonte pas largimit të kroatit Ivan Fushtar. Sot, ditën e ndeshjes me Laçin, presidenti Naim Qarri ka bërë prezantimin e qendërmbrojtësit Igor Çukoviç, i cili është 24 vjeç.
Bëhet fjalë për një lojtar 1.9 metra të gjatë, që karrierën e tij e ka të lidhur me Malin e Zi, por edhe Norvegjinë, nga ku vjen te Kamza.
Trajneri Ndreu mbyll kështu problemin e mbrojtjes dhe tani i duhet edhe një mesfushor.
Malazezi Çukoviç pritet të luajë javën e ardhshme me Kamzën, pasi sapo ka ardhur dhe nuk mund të aktivizohet që në ndeshjen e sotme me Laçin.