Flamurtari, largohet Gafuri: Nuk rri dot larg shtëpisë

27 Janar 2018, 12:09Sport TEMA

Vlonjatët kanë mundur mes drithërimash Partizanin në javën e 17-të të kampionatit dhe tashmë janë 6 pikë larg vendit të parë.

Flamurtari vuajti për të marrë 3 pikët dhe vetëm në shtesë arriti të shënonte golin e fitores me Bushiç.

Por diçka e habitshme ka ndodhur dje me vlonjatët. Një nga blerjet e tyre dimërore, mesfushori sulmues Argjend Gafuri, ka vendosur të largohet nga Flamurtari, pasi e kishte të pamundur të qëndronte larg familjes.

Për këtë arsye ky futbollist nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e djeshme.

Gafuri është një nga katër blerjet e Flamurtarit në merkaton e dimrit, ku lëvizjet në hyrje u bënë shumë shpejt.

Largimi vjen në një moment, që i prish shumë punë trajnerit Shpëtim Duro, pasi nuk ka më kohë të gjejë zëvendësuesin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje