Vllaznia-Kukësi/ Gjoka: Ishte një ndeshje e… mire; Pacult: Zhvilluan një lojë të shkëlqyer

26 Janar 2018, 19:42Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, foli pas fitores së tij të parë në stolin e verilindorëve kundër Vllaznisë.

“Ishte shumë ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë, që ishte mjaft intensive. Them se e filluam lojën mirë dhe e kontrolluam në vijimësi, ndërsa mbrojtja mbylli mirë hapësirat. Pas avantazhit i lamë kundërshtarët të na bëjnë presion, por nuk u dhuruam shumë hapësira, pasi shënuan një gol aksidental, në goditjen e vetme gjatë 90-minutëshit. Megjithatë, pas barazimit u rikthyem të luajmë mirë dhe shënuam edhe 2 herë, mes shumë rastesh të krijuara. Komplimentoj djemtë e skuadrës, sepse kanë vënë në jetë të gjithë idetë e mia për lojën dhe kanë shpërblyer punën e bërë në përgatitore”, tha Pacult.

Kukësi tregoi një nivel mjaft të mirë, duke qarkulluar topin në mënyrë thuajse perfekte dhe duke mos i lënë aspak hapësira Vllaznisë. Pacult vlerësoi edhe paraqitjen e Shkodrës dhe Musollit, ndërsa tha se klubi është I vëmendshëm edhe në merkato.

“Shkodra është një futbollist mjaft inteligjent, që na ndihmon shumë të qarkullojmë topin, Kam vënë re se ai dhe Musolli, merren vesh mjaft mirë bashkë. Mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë, por merkatoja është e hapur dhe jemi të vëmendshëm, në pritje të ndonjë afrimi tjetër”, tha Pacult.

Kurse trajneri Ernest Gkoka u shpreh:

“Ishte një ndeshje e mirë, u munduam ta godisnim kundërshtarin sipas mënyrës tonë. Pati një çekuilibër në ekipin tonë dhe pësuam kështu edhe golin e dytë, ndërsa goli i tretë ishte sepse u hodhëm të gjithë në sulm.

Merkato e dimrit për ne ka mbaruar sepse jemi munduar të bëjmë disa ndryshime aty ku kishim nevojë. Deri diku skuadra funksionoi, por unë jam më i ftohtë dhe mendoj se skuadra bëri mirë. Kishim përballë kampionët të cilët kanë cilësi. Mendoj se shumë shpejt do të vijmë në më të mirën tonë.

Më shqetëson dhe më mërzit, por mendoj se mbrojtësit e marrë kanë eksperiencë dhe në golin e dytë ishte një gabim teknik në krahët e mbrojtjes. Mendoj se këta lojtarë që kemi blerë do të bëjnë mirë në vazhdim”, tha Gjoka. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje