Skënderbeu, Soue me probleme niset drejt Romës

27 Janar 2018, 15:52Sport TEMA

Skënderbeu u mposht nga Luftëtari një ditë më parë me rezultatin 2-0, ndërkohë që duhet të presë edhe një dënim të Marko Radas nga Komisioni i Disiplinës, pasi kroati u ndëshkua me karton të kuq për shkak të sjelljes së tij antisportive.

Veç kësaj, një tjetër shqetësim për trajnerin Ilir Daja është gjendja e sulmuesit Ali Soue.

Sot futbollisti nga Gambia do të jetë në Romë, aty ku do të vizitohet dhe të mësojë më shumë mbi gjendjen e tij.

Një dëmtim i pësuar së fundmi e ka penalizuar sulmuesin kryesor të Skënderbeut, që pret përgjigjen e mjekëve për kohën e rikuperimit.

Ai u aktivizua dje ndaj Luftëtarit, por kërkohet që të mos rrezikohet me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje