Ahmetaj dhe Balla në Prrenjas, inspektojnë punimet për ndertimin e qendrës se qytetit.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socilaiste Taulant Balla dhe deputetë të qarkut, inspektuan punimet për ndërtimin e qendrës se Prrenjasit, në kuadër të Projektit të Rilindjes Urbane, investim me fondet e qeverisë shqiptare.
Falë këtij projekti, tashmë, Prrenjasi do të ketë një shesh qëndror dhe një hapësirë shlodhëse dhe argëtuese për të gjithë grupmoshat. Bashkia e Prrenjasit është përfituese edhe e një projekti shumë të rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Qeverisë Italiane për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore dhe shndërrimin e saj në një qendër multidimensionale, përfshirë këtu edhe një bibliotekë të munguar për qytetin.
Ministri Ahmetaj tha se falë projektit madhor të Rilindjes Urbane, sot shumëkush mund ta shohë Shqipërinë të ndryshuar, në të gjitha qendrat e qytetave apo të qarqeve.
“Qendra e Prrenjasit është një qendër e re. Përfiton një lulishte, një qendër të re shumë moderne mutlifunksionale dhe besoj që projekti duhet të vazhdojë në mënyrë që ta kthejmë të gjithë fasadën në harmoni të plote me qendrën dhe me qytetin.
Sa i takon vazhdimit të projektit të Rilindjes Urbane, tashmë ne do të kalojmë përtej qyteteve, në rajone dhe në fshatra. Jemi duke negociuar dy projekte shumë të rëndësishme për rrugë rurale, rrugë rajonale të cilat do të lidhin qytetet me pjesën tjetër të qarkut, do të lidhin turizmin me qytetet dhe me akset kryesore, do të lidhin bujqësinë, agroindustrinë me qendrat e turizmit dhe me tregjet.
Besoj që kombinimi i të dy projekteve do të jetë rreth 200 milionë euro dhe dua ta nënvizoj që janë 750 milionë euro brenda buxhetit afatmesëm, pra në dy-tre vitet e ardhshme, që do të investohen në akset kryesore dhe 200 milionë euro që do të investohen në rrugët rajonale dhe rurale” – tha Ministri.
Deputeti i zonës Taulant Balla tha se, falë bashkëpunimit me Qeverinë Italiane, tashmë do të rikonstruktohet edhe Qendra kulturore e Përrenjasit që për herë të parë do të ketë një bibliotekë.
Kryetarja e Bashkisë Prrenjas Miranda Rira, falenderoi qeverinë dhe Ministrin Ahmetaj për kujdesin e treguar ndaj Bashkisë së Prrenjasit dhe po ashtu shprehu bindjen se të tilla investime të rëndësishme Prrenjasit do t’i përfitojë edhe gjatë vitit 2018.
Gabim i madh. Para te hedhura kot. A e keni llogaritur se kur do ti rimerrni keto para?! Me nje miliard euro mund te ngriheshin 100 fabrika ku do te punesoheshin mijera njerez qe do te mbanin familjet me buke. Dhe qe do te rrisnin GDP-ne e vendit. Po keto 1 miliard eurot ku i gjetet?! Nga buxheti i shtetit apo do merrni borxhe te reja?!
Kurse une them me mire te blinim mielll dhe tja shperndanim popullit,qe ta kishin barkun plot…
A ju rrofshin trute qe vetem te hani e dhisni e keni hallin, nuk shihni me larg se kaq….
Prandaj nuk behet ky vend,problem jane njerzit jo vendi.
O zhyl vern ! Ja i ndertove 100 fabrika te prodhojn lesh po ku do e cosh ,kush do ta blej,me ke do konkurosh ti me leshrat e tua.
Mos shikoni endra me sy hapur se keta muter nuk qen ne gjendje te manaxhonin pasurit natyrore qe na i kishte fal zoti,por i moren hajdutet dhe dalin me “humbje”.
Prandaj mos kerko fabrika se ky popull do i kthej ne skrap dhe do e mbushi vendin me plehra.
Me rruge behet korrupsion me i madh,o njerez,prandaj keta larot qe kane sunduar kete vend jane bere miliardere ndersa populli ka mbetur pa breke!
Kjo ndodh se ne Shqiperi,qe nga 90-ta e deri me sot askush nuk flet ,se ne radhe te pare vendit i duhet nje “STRATEGJI KOMBETARE ZHVILLIMI AFATGJATE”!
Nuk flet as pozita e as opozita,nuk flasin as ekonomistet,juristet,financieret,inxhinieret,agronomet,OJQ-te,politikanet,Sindikatat etj,etj!
Si rrjedhoje,cdo mazhorance ka menduar se si t’ia hedhe per 4 vjetet e sundimit,si te vjedhe me lehte,pa pyetur fare per popullin!
Diktatori Enver Hoxha,kur hartonte planet 5 vjecare, investimet qe do te kryeheshin dilnin pas nje studimi politik,social,ekonomik,financiar etj te hartuar nga Institutet Shkencore te Akademise se Shkencave.
Te gjitha investimet kishin nje synim:
-PUNESIMIN E NJEREZVE!
Ndersa keto 27 vjet synimi ka qene shkaterrimi dhe vjedhja e te gjitha pasurive kombetare dhe investimi ne vepra ku dilte korrupsioni!
Mburrjet se do hapen 300 mije vende pune,kane qene propagande kriminale qe jane tallur me popullin!
Edhe Universitetet keto vite u perdoren per te mashtruar rinine gjoja se po i jepet mundesia te gjitheve per te marre nje dipllome te shkolles se larte,por qe pas saj punojne kamariere ose kane marre arratine jashte vendit!
Edhe investimet me kredi apo hua nga Banka Boterore apo FMN, kane dale nje bllof i madh!
Dikur shteti jepte obligacione per popullin,duke grumbulluar leket per investime,por edhe qe i vinte ne ndihme popullit me interesa te mira!
Ndersa sot interesat e bankave dhe bonove te thesarit kane shkuar ne 1 % si per t’u tallur!
Nderkohe qe shteti merr kredi me interesa tregetare deri me 50% qe do t’i paguaje populli per dhjetra vjet!
Ku jane ekonomistet?
E kush i ka pyetur ata?
Politikat,diellin dhe henen e bejne kryetaret e partive dhe pastaj shajne Enver Hoxhen si diktator!
Mallkuar qofshi,o fashiste sundimtare!
Beni sa 0,0001 % te atyre qe beri Enver Hoxha per popullin dhe jeni te nderuar!
Mjere ky popull qe kujtoi se do shpetonte nga shiu por ra ne bresher!
Mos tallni lesht me popullin shqiptar o drogaxhinj te sorosit.. ne 5 vite investimet ne rruge kane qene minimale perjashto unazen e madhe dhe ca rruge tek TEG-u…. edhe nje pjese e autostrades se elbasanit mezi perfundoi…
asgje nun keni per te bere ju, ketu do jemi…
Po a i kishim uzinat dhe fabrikat ne Shqiperi O KATARAKT?? I shkaterroi barbarisa e Berishes sepse prinin cekun e bardhe nga Amerika.Azem Hajdari i shiti makinerite e kombinatit tekstilit Stalin per skrap ne mal te zi si dhe shkaterrouan c’do uzine dhe fabrike qe ekzistonte ne ate kohe.Do thuash ti qe a ishin rentabel apo jo.Nese nuk ishin te tilla pse duhej te shkaterroheshin dhe mos tentohej te rinovoheshin qe populli te vazhdonte punen per te mbajtur familjet e tyre??? U privatizuan per 5 leke dhe ti me te drejte thua qe do punonin me mijra vete.Tani nuk eshte kollaj por nese ti nuk ke rruge askush nuk vjen te ece neper rruge me gure si ne kohen e mesjetes.
Nese premton Ahmetaj,1000% genjeshter.
Ky person duhet denuar.Ky person duhet te japi llogari per premtimin(per mashtrimin ne mandatin e dyte te qeverise Rama)
pa pergjegjesi per 250 mije vende te reja pune,kur ne fakt ka ndodhur e kunderta.Dhe ky premtim mashtrues dhe pa baze u
be edhe pse qeveria Rama deshtoi ne mandatin e pare duke premtuar 300 mije vende pune,nderkoh qe ne 2015 dhe ne
2017 jan larguar me shume shqiptare ne emigrim mbas ikjes se madhe 1990-91,sepse ne Shqiperi nuk ka pune.
Se si eshte gjendja ekonomise shqiptare nga koha qe eshte bere Minister ky kungulli mashtrues,do ti dali era shume shpejt.
500 milion Euro nga xhepi takspaguesve shqiptare,per te lyer pallatet private!
O zhyl vern ! Ja i ndertove 100 fabrika te prodhojn lesh po ku do e cosh ,kush do ta blej,me ke do konkurosh ti me leshrat e tua.
Mos shikoni endra me sy hapur se keta muter nuk qen ne gjendje te manaxhonin pasurit natyrore qe na i kishte fal zoti,por i moren hajdutet dhe dalin me “humbje”.
Prandaj mos kerko fabrika se ky popull do i kthej ne skrap dhe do e mbushi vendin me plehra.
Investimi ne rruge do te hape mundesine e turisteve te vizitojne vendin mbare e prape. Me miliona turiste do te vershojne. Duhen ngritur hotele dhe restorante, pika karburanti, dyqane frutash dhe perimesh, mengjezore. Te gjitha keto do te hapin mijra vende pune dhe do te pasurojne vendasit. Keto investime do te ndihmojne vendasit te transportojne produktet e tyre bujqesore ne qytete apo ne porte per ti eksportuar. Sigurisht qe edhe investime ne perpunimin e frutave, bylmetrave, perimeve, dhe ullinjve apo prodhim vaj ulliri do te rrisin te ardhurat per vendasit. Shqiperia ka nje klime te bekuar qe nuk e ka Europa dhe mund ti furnizojme ata me fruta e perime shume me shpejt se bujqit e tyre. Shiko, Shqiperia edhe ne Janar ka bar te gjelber. Ne vendet e Europes veriore apo Amerikes veriore perfshi Kanadane mbizoteron bora dhe akulli. Popujt e ketyre vendeve desherojne fruta e perime. Shqiperia duhet te drejtohet ne prodhime te tilla. Djathi dhe qumeshti i deles apo dhise kane epersi ndaj atij te lopes dhe jane me te tretshem. Shqperia duhet te rrise kapacitetet per keto produkte.
o lopcare qe zbritet nga malet e doni te hani buke pa punuar qe te vine turistet e te lene parane e tyre duhen ruge jo balte qe jeni mesuar ju