Pak muaj si çift, këngëtari shqiptar i jep fund lidhjes së dashurisë

28 Janar 2018, 09:26Lifestyle TEMA
Pak muaj si çift, këngëtari shqiptar i jep fund lidhjes së

Në shtator të vitit të kaluar “Prive” zbuloi për herë të parë kush ishte e dashura e Adrian Gaxhës për të cilën ishte folur prej muajsh, por që këngëtari simpatik shqiptar ishte munduar lidhjen ta mbante të fshehtë.

Por pas disa muajve së bashku, çifti i ka dhënë fund lidhjes. “Prive” ka mësuar se Adriani dhe vajza shqiptare me banim jashtë vendit janë ndarë para pak kohësh teksa kjo e fundit nuk e ka përjetuar mirë ndarjen.

Tani Adrian Gaxha është beqar dhe po i përkushtohet muzikës e projekteve të reja ndërsa kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Ronela Hajatin me titull “Ka je”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje