Rrëfimi ndryshe i aktorit të njohur: Ja periudha më e keqe e jetës time

28 Janar 2018, 09:00Lifestyle TEMA

Gentian Zenelaj është shumë i njohur për publikun shqiptar si aktor, gjë të cilën nuk e mendonte kurrë në moshën e adoleshencës.

Ai e ka cilësuar gjimnazin si periudhën më të keqe të jetës së tij. Në intervistën për ‘Why Not’ nga Roza Lati, Genti tregoi historinë e asaj kohe:

“Na kapi 91-92, cigarja doli sheshit. Ne mund të pinim cigare rrugëve. Filloi periudha e flokëve të gjata ku ishte super në modë të mos shkoje në shkollë, ose të shkosh pa libra. E vuajta shumë, e gjitha mu kthye mbrapsht sepse bëra 6 vite gjimnaz. Ishim një grup cunash, realisht në atë kohë ishte modë të mos shkoje në shkollë dhe ti ktheje fjalën mësuesve. Po ta shikoni, shqiptarët e kanë keqkuptuar totalisht demokracinë, ishte periudhë shumë e keqe që zgjati nga 91 deri në 97. 

E mbylla me provimin e maturës, nuk kam për ta harruar, u bë në klasën ku ka qenë biblioteka, tashmë e djegur. Ishte një klasë bosh që ne u ulëm këmbëkryq dhe jashtë ishin tre autoblinda se ishte 97. Në periudhën që mora maturën, ishte një kushëri tenor në TOB, që më thotë ke fizik shumë të mirë, probleme në të folur nuk ke, pse nuk bëhesh aktor? Dhe më hodhi një ide, që ishte ideja më absurde e kohës.

I thashë babait kam vendosur të shkoja në Akademinë e Arteve dhe më thoshte maksimumi që mund të bëhesh është polic i qarkullimit rrugor, kaq i kam shpresat tek ty. Unë i thoja në Akademinë e Arteve, ai në të Rendit. Vendosa të largohesha nga shtëpia, erdha në Tiranë dhe fillova në këtë rrugën e cuditshme të artit, e cila më ka sjellë sot këtu.”/ora news

2 komente në “Rrëfimi ndryshe i aktorit të njohur: Ja periudha më e keqe e jetës time”

  1. Ivan i madh says:

    Po ke te drejte se me 6 vjet gjimnazin mere me ment se si e ke mbaruar istitutin e larte te arteve. Prandaj jeni kaq te afte si aktore dhe ja dini vlerat vetes pa i suleni studiove tv si ti e te tjeret që i shekojme ne to. Istituti ka nxjere karagjoze dhe klloune tani dhe asnje artist te mirefillte që te ndjeke rugen e artisteve te medhenj shqipetare që bene epoke ne kete vend.

  2. Katunari says:

    Po thuajeni troc, akoma se keni kuptuar, apo sja u mban ta thoni hapur, qe shkaterrimi i gjithckaje mbas ..90es, ka vetem nje emer si fillim, sALI KRIMINEL bERISHA ne krye, e i pasuar nga aZEM hAJDARI dhe pastaj te tjeret me rradhe te PD alias partia e derrave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje