FOTOT/ Porositë për irlandezët që vizitonin Shqipërinë në ’73: Do ju presin flokët në kufi

29 Janar 2018, 10:25Dossier TEMA
FOTOT/ Porositë për irlandezët që vizitonin

Një listë me kërkesa për turistët irlandezë që vizitonin Shqipërinë në vitin 1973 është zbuluar rastësisht në shtëpinë e një gruaje të moshuar, e cila me siguri do të ketë vizituar vendin tonë asokohe.

Isida Kalaja ka publikuar porositë, për të cilat thotë se një mik i tyre i ka gjetur në shtëpinë e një fqinje që ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Mes tyre, të shprehura gjithnjë me kujtesën se duhet t’i marrin shumë seriozisht, turistët irlandezë porositen për flokët, librat fetarë, literaturën, madje deri te fustanet e grave.

‘Flokët të shkurtër, nëse jo, do t’jua presin në kufi’, thuhet mes të tjerash, duke na sjellë edhe një herë mënyrën se si jetonin shqiptarët në diktaturë, e cila për disa prej nesh është e jetuar, shkruan Hashtag.al, qw ka zbardhur porositë që u jepeshin iralandezëve që vizitonin Shqipërinë.

POROSITË-Në shqip

‘I dashur udhëtar,

Shoqëruesit tanë na kanë informuar për disa ndryshime të rëndësishme lidhur me kufizimet dhe veshjet ndërsa do jeni në Shqipëri.

JU LUTEM MBANI SHËNIM-SHUMË TË RËNDËSISHME

TË PËRGJITHSHME

-Asnjë libër fetar me vete…

-Mos bëni foto pa leje, nëse jeni në dyshim pyesni shoqëruesin.

-Mos merrni asnjë literaturë, përfshirë edhe broshurat e pushimeve dhe artikull nga J.A.Cuddon. (Shënim redaksional: shkrimtar anglez, autor fjalorësh)

GRATË

-Mos vishni fustane të shkurtër ose shumë të gjatë, as në zonat e turistëve, xhaketë e thjeshtë e rekomanduar shumë.

BURRAT

-Jo pantallona me ngjyra ose me lule. Flokët të shkurtër, nëse jo do t’ua presin në kufij. Mjekra duhet të rruhet mirë.

-Kjo letër është shumë e rëndësishme. Ju lutem bëni kujdes-nëse jo do t’u prishni pushimet të gjithëve.

Sinqerisht i juaji,

J.Noel Cairns

Specialist i pushimeve të Republikës Popullore të Shqipërisë’

7 komente në “FOTOT/ Porositë për irlandezët që vizitonin Shqipërinë në ’73: Do ju presin flokët në kufi”

  1. keshtu ndodh says:

    Ai shenimi thoshte gje qe te ishin veshur me dy pale breke? Po ç’jane keto budallalleqe qe shkruani , aman, Po futbollisteve u a rruanin kuken? Po tifozat gjermane ne stadiumin Qemal Stafa me daulle e kostume me ngjyra i xhishnin lakuriq? vazhdoni me injorancen e propagandes bajate se s’keni pune tjeter!

    1. PidhiISateme says:

      Jo nuk thoshte gje per breket, po thoshte qe sapo te hynin ne Shqiperi ta kinin nonen tate kudo qe ishte o fosile e komunizmit.

  2. undefined says:

    Kesaj i thone : Rri kot dhe bej kot .

  3. Epo kjo pune says:

    thjeshtesi dhe qetesi… nuk duan mileti sot terapira me qetesi e pa zhurma e pa debate etj, paguajne dhe pare bile, atehere ishte e perditshme, nuk te linte njeri pa pune, e pa shtepi, sot te rrofshin keshtjellat se prape ne nje dhome fle vetem qe shet pordhe tek tjetri, leku dhe vjen por koha iken dhe ne po e shpenzojme per ti bere karshillek njeri-tjetrit.

  4. dani says:

    E bona edhi nji artikull , MERO jepi byrekun dhe shishen e dhallit kti qe ka bo ket artikullin se e boni punen per sot.

  5. dani says:

    E bona edhi nji artikull , O MERO jepi byrekun dhe shishen e dhallit kti qe ka bo ket artikullin se e boni punen per sot.

  6. Gimi says:

    Ne Shqiperi keshilloheshin te mbaheshin floket e shkurter prej morrave qe zenin njerzit. Sepse nuk ka pasur kushte higjenike. Dhe gjella gatuhej ne hale.Ne 90% te rasteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje