Nga Dritan Hila
Të ankohet pushteti kundër opozitës së Lulzim Bashës në këto katër vjet e gjysëm, i thonë të jesh mosmirënjohës. Gjithë këtë periudhë, opozita ka bërë 3-4 protesta dhe një periudhë fushimi në çadër, ku gjysmën e kohës e kalonte duke akuzuar Ramën dhe pjesën tjetër duke u betuar se nuk do të këpuste asnjë lule. Dhe nuk e bëri. I gjithë bilanci i dëmit të protestave gati pesëvjeçare përmblidhet në një faturë as 300 euro, kur gjuajtën një herë me bojë strehën plastike që i ka vënë Rama kryeministrisë.
Sjellja e saj ka pasur disa shpjegime. Vetë Basha thotë që “unë nuk jam Berisha”. Dashamirësit e klasifikojnë si tranzicion të PD drejt një filozofie tjetër. Ata më agresivët e cilësojnë dorëzim të Bashës. Dhe të tjerë si pakt të fshehtë mes dy të mëdhenjve, ku Rama e dorëzon pushtetin pas tetë vjet qeverisje, domethënë diku andej nga 2021-shi.
Ky pakt edhe mund të jetë bërë. Kuptohet, jo i shkruar, por i nënkuptuar dhe i mbajtur në fuqi nga rrethanat dhe tipi që ke përballë.
Në rastin Rama problemi fillon se nuk hyn tek tipat që mban fjalën. Por kjo nuk është edhe shumë problem. Në politikë mbajtja e fjalës lidhet me konjukturën politike dhe raportin e forcave. Që do të thotë se edhe në 2005-ën përflitej për një pakt të Nanos me Berishën për t’i lëshuar pushtetin në këmbim të imunitetit. Por Nano nuk do ta mbante fjalën, poqese Berisha nuk do ti kishte karikuar njerëzit e tij edhe për përplasje civile nëse nuk merrte pushtetin. Kjo demoralizoi Nanon dhe ndjekësit e tij. Kampi demokrat ishte i etur për pushtet.
Kush i mban mend demokratët që erdhen pas tetë vjet opozite, kujton fukarallëkun ku i kishte katandisur ky pozicion aspak i lakmueshëm në Shqipëri.
Por sot, pas 13 vjetësh, shefat e demokratëve nuk duken aspak keq nga tarikati. Me biznese, vila në fshatra elitarë, fuoristrada 100 mijë euroshe, ngjan se nuk ia kalojnë keq.
Rama vetë përkujdeset që mos t’iu mungojë mirëqenia. E ka të qartë që revolucionet i bëjnë të uriturit, jo ata që kanë se çfarë të humbasin.
Nuk mënon që hera-herës t’i mbajë nën tension nëpërmjet thirrjeve në prokurori apo nga sektorë të tjerë si ai i kontrollit të pasurive apo pastrimi i parave.
Ndërkaq populli demokrat ka filluar firaset. Heqja e vizave që iu tremb aq fort Rama se do shërbente si një valvul shfryrjeje kundër varfërisë në kohën e Berishës, duke i rralluar kështu rradhët e ushtarëve, po funksionon tani. Dhe shkaku është se ndërsa në kohën kur PS ishte në opozitë Rama kujdesej ta mbante të karikuar me kauza herë të drejta dhe herë të stisura, sot as që bëhet fjalë. Rama vononte pranimin e statusit të vendit kandidat, nuk jepte miratimin për ligjet që kërkonte BE, amplifikonte raste si ai i Ruzhdies, futej në grevë urie nën dritaret e Berishës, të gjitha këto të kombinuara me një propagandë efikase.
Sot, krahu tjetër nuk ofron asgjë vetëç denoncimit të së enjtes dhe të premten i ke në avionë. Sot, asgjë nga këto nuk funksionon tek opozita. Dhe nga kjo vjen rrallimi i rradhëve të saj, pasi njerëzit ikin si nga kushtet e këqija, ashtu edhe nga mungesa e shpresës.
Dhe për këtë të dytën fajtore është opozita. Opozitë e cila në betejën e vitit 2021, për gjithë këto faktore, rrezikon të mos fitojë fare. Dhe Rama nuk është Nanoja i cili ishte lodhur nga pushteti, dhe për më shumë nuk ka përballë Berishën, ndaj mund të marrë një tur të tretë. E ndërkohë mund të asistojmë në make – up të qeverisë, ku hiq një treshe ministrash, të tjerët i sakrifikon pa problem.
Mitingu i fundit i opozitës më shumë sesa forcën e saj tregoi se ka një problem besueshmërie dhe lidershipi. Sesi do ta zgjidhë: me radikalizim, me qarkullim figurash, me hapje ndaj shoqërisë civile, kjo është puna e saj. Duke mos harruar se përballë ka një person i cili e njeh shumë mirë strategjinë politike dhe shqiptarët janë të lodhur e më mosbesues se kurrë.(Dritare.net)
Mire se vini n’Al-bonistan.Rilindja sot deh shpellaret demokrate dje krijuan kte mundesi prandaj i votuam dhe do ti votojme sikur edhe bar jeshil t’ham. T’na rroje Partia mbi t’gjitha shoku Kapter Ramiu.
Merruni me cizmet e Koklopes dhe numrin e demonstruesve, me vidjot e fotot ne Facebook dhe komentet e tij gjeniale.Se Shqypnia po ja merr dhe Afganistanit.
sa shkolla apo spitale mund te ndertohen me pasurin e ketyre hajduteve qe duken kaq te gezuar me vjedhjen qe i kane bere ketij vendi dhe ketij populli.
Po te doni mund te fillojme nga e majta ne te djathte,nga Tenori nga Lozhani deri tek Doktor Shkodrani…..
Po te doni mund te fillojme me emra nga e majta ne te djathte,nga Tenori nga Lozhani deri tek Doktor Shkodrani…..
Vetem corapet e Monikes bejne sa rroga mujore e nje nepunesi.
O Hile me hile,pushteti nuk dorezohet me mareveshje,po me vote.
Sikur ke qejf dhe oreks ti Dritan te hash dicka nga jashteqitja e Edit…
Nuk e di aresyen,kam idene se Rudina duhet te gatuaje mire…
Ja edhe nje bastard i rilindjes, apo me mire ridhjerjes apo ripjelljes…
Halmi ka te drejte ne do gje qe thote, apo duhet te thote fjale te mira per ramen??
Per drogen per asgjene, me emigrimin masiv dhe divorcet e sterritura ne kohen e rames do flasi mire, per korrupsionin masiv???
krye kerme e ndyre, rama dhe saliu perfaqesojne te njetjen monedhe o hajvan
Ky Ed Halimi te djele shkon te vila 300 mije uroshe qe.ka ne rrugen e.Ndroqit do sjellim.dhe foto me.vone !
Kjo Monika Kryemadhi thote shpesh qe une skam frik nga Spaku se une thote skam firmos azgjekundi skam punu ne shtet !!!! Po pse te djeg ty me xhan aman pse te djeg eeeee!!! Ore po ate vilen lukzose te gjiri Lalzit vetem me rrogen e Likes e beri kjo ore do budallenj qe shkoni ne shesh per protestat e ksaj qe ka jallin e femijve!!!!! Ore po kjo per zgjedhjet e 21 qershorit rrinte te hoteli Capajve ne Elbasan dhe ju jepte Kokaine mbeshtetsve te saj ! Shish i di kto prandaj se miraton Likja Drejtoein e ri te Shish !!! Tik tak tik tak ora po afron per ju familje gjakpirse derrkucash !!!????
Ketij Dritan Hiles edhe shkrimet ja ben Rudina Xhunga,se ky as breket si lidh dot vete. E hoqi Rama nga.z.v. minister mbrojtje per vjedhje dhe ben gjoja si gazetar. Po ti je nje cop HU.o I shkrete
O mero ca bone