Nga Murat Aliaj
Krijimet e mira zënë vend në mendjen e kohës dhe të njerëzve e sado të përpiqesh për t’i shkulur, edhe më thellë i ngulit. Për to s’ka kohë lulëzimi e zvetënimi, përderisa janë ngulitur në mendjen e njerëzve.
Në se kjo ka vend për të gjitha veprat e realizuara, për komedinë “PREFEKTI” të Besim Levonjës, ka vend të veçantë. Për humorin me të cilin stigmatizohen veprimet e mbrapa e në shërbim të pushtuesve, për anën artistike e për lojën e shkëlqyer të aktorëve.
Por brezi i ri s’do e ketë fatin për t’u njohur me këtë arritje të teatrit, sepse politikanët tanë, ashtu si edhe dje, kanë konkluduar se kjo vepër tall e përqesh rendin tonë demokratik, i cili i tillë s’u bë asnjëherë. Populli duhet të njihet me ato vepra që i servil drejtuesi e jo me gjithçka që ka vlera universale. Prefekti pati këtë fat, jo sepse ajo tall e vë në lojë tradhtarët e atdheut, sepse sot të tillë janë shumica, por sepse ajo poshtëron bejlurçinat shqiptare që u paraqitën si karikaturat më të shëmtuara të shekullit njëzet. Kjo gjë nuk u vjen pas oreksit pinjollëve të tyre që s’po lënë rast e mundësi për t’i ringjallur.
Pse nuk jepet sot komedia “Prefekti”?
Arsyet janë të shumta, por në krye qëndron mbiarsya se këtij sistemi i duhen prefektët e atillë, dhe dikush sipas rotacionit vjen në krye të pushtetit, s’lë gjë pa bërë për ta pastruar ndërgjegjen shqiptare nga ca mendësi që i fshikulloi pikërisht kjo komedi. Veç kësaj prefektët janë njerëz dhe si të tillë s’mund të gjesh dy që t’i ngjajnë njeri tjetrit. Pra ata janë njerëz me aftësi dhe nivel intelektual të ndryshëm. Ata janë kreu i vendit në zonat e ndryshme e si të tillë, ata janë edhe atdhetarët e shkallës së parë. Veçse ata kanë diçka të përbashkët që sado të mundohet Rama me Berishën, s’do ua heqë dot nga lëkura: ata janë qen besnikë të atyre që i ka emëruar dhe si të tillë, ata s’mund t’i shërbejnë popullit. A s’ishte kjo bërthama e komedisë “prefekti”?
Madje unë mendoj se prefektët e sotëm janë edhe më qesharakë se të djeshmit, për faktin se dje, ata zgjidheshin nga klasa e epërme e fisnikërisë shqiptare, tërësisht të shkëputur nga hallet e popullit, sot është akoma më keq, ata janë dhëmbëza të ndryshkur të një mekanizmi që s’funksionon. Le t’i pajisë Rama sa të dojë me vetura të shtrenjta e me shpenzime marramendëse, që ia heq nga goja këtij populli të rropatur e të varfër deri në palcë, ata prapë kanë për të mbetur dhëmbëza, për faktin e thjeshtë se këtë mision u ka ngarkuar bosi qysh kur i përzgjodhi dhe ata janë betuar për ta përmbushur misionin. Të paktën të kisha dëgjuar njërin që t’i refuzonte privilegjet që u ofrohen. Por jo… Lluksi i tyre është për të mirën e popullit.
Ushtarakët kanë qenë dhe mbeten pjesa më e shëndoshë e shoqërisë sonë, që me të mirat e dobësitë e tyre, nuk ishin të papërfillshëm, ndaj vështirë se do i shkonte kujt mendja të pyeste se pse të 30 prefektët duhej të ishin ishushtarakë? Po pse të mos ishte diku mes të tridhjetëve edhe ndonjë agronom i shquar në fushën e tij, ndonjë doktor, ndonjë inxhinier, ndonjë… ka shumë fusha ku shqiptari i përkushtuar derdhi djersën e la emër. Por jo. Ata janë ushtarakë për disa arsye të rëndësishme: për ti thënë gjithkujt se ne sa kemë dalë nga një shtet ushtarak, me të cilin s’duhet guxuar për të bërë shaka si dhe, ata janë pjesa më e disiplinuar e shoqërisë dhe e meritojnë të jenë në krye të sofrës.
Por a janë me të vërtetë ushtarakët më të disiplinuarit e shoqërisë shqiptare? Me keqardhje të thellë, këtë të vërtetë duhet ta pranojmë të gjithë. Ata janë kaq të disiplinuar e të bindur, sa zoti na ruajt prej tyre. Madje të tillë ata kanë qenë gjithherë. Edhe aherë kur Enveri zbuloi puçin e ushtarakëve kundër partisë, e i bëri kashtë e koqe. Për këta ushtarakë të betuar për disiplinën e atdhedashurinë, edhe Enveri pati të drejtë, por edhe Beqiri me Mehmetin nuk ishin aq armiq sa ç’na i paraqet ai. Dhe ata u ngritën kundër njeri tjetrit, madje këta të disiplinuar guxuan të ngrihen edhe kundër popullit, kur ai s’po duronte më zgjedhën e tentoi të kalonte telat me gjemba. Është kjo ushtri besnike dhe e disiplinuar që i ngjeu kufijtë me gjakun e rinisë shqiptare. Kur erdhi radha që eksodi të shpërngulej nëpër porte e të merrte përmasa të papërballueshme, ushtria jonë po dilte nga ëndrra. Por duke qenë se ne njërin rast ushtria veproi e në të dytën iu lidhën duart, pyetja që vazhdon të bëhet është: Kur pati të drejtë ushtria, kur qëlloi mbi shqiptarët në kufi, apo kur nuk qëlloi nëpër rraskapitjet detare? Të paktën në njërin rast, ajo duhej të ishte ndëshkuar për krime të rënda kundër shqiptarëve. Në retorikën ushtarake, gjaku është lëndë që duhet të ndezë shpirtin e njeriut, por këtu bëhet fjalë për gjakun e armikut, duke nënkuptuar edhe gjakun e shqiptarit, të cilin vet ata e klasifikuan për gjak armik. Sepse bëhet hata e madhe kur i jep të drejtën të mendojë e vendosë një i pamend, i cili në vend të logjikës ka vetëm pisqollën. U vërtetua edhe një herë mësimi se ushtria mbetet vegla më qorre e çdo sistemi.
Pas gjithë këtyre arsyetimeve unë do thosha: makar të kishim filmime e argumentime kundra për figurat tona të Skenderbeut, të Ali Pashes, të Bushatllinjve. Do plotësonim një boshllëk të madh të historisë sonë, sepse është logjika e ftohtë dhe argumentet themelore që flasin për vërtetësinë e figurave, dhe jo pasionet. A do guxonte prapë Rama me karnavalet e opozitës t’i privonin shqiptarit njohjen me këto dokumenta?
Sot punët kanë ndryshuar. Pisqollat rrallë i mbajnë me vete, por vështirë t’u gjesh sirtar pa pisqolla. Vazhdojnë të kenë të njëjtin zhargon mburrjesh e lëvdatash që vetëm Tartarinit mund t’i shkonte, dhe si shpërblim synojnë gjithnjë majat më të larta të vendit. Ato që s’i merituan asnjëherë.
Nuk është në nderin tonë shqiptar që ta pranojmë këtë paradoks. Kur të bëjmë vepra më të mira se Prefekti dhe do na duhet të zgjedhim, do gjejmë edhe ndonjë argument se përse e blokuam prefektin, kapedanin e shumë komedi të tjera që kaluan provën e madhe të kohës. Por derisa buza jonë ka vite që s’qesh, komedia Prefekti duhet të jepet ne ekrane e madje sa më dendur, për të na shkundur nga apatia që po na kaplon. Ajo është aktuale dhe do vazhdojë të jetë, përderisa shoqërinë tonë ta qeverisin këta tipa që forcën e tyre e gjejnë tek pisqolla e jo tek shpirti. Për sa kohë të vazhdojmë të heshtim, neve do na qeverisin bandat e të dy krahëve politikë dhe jo njerëzit më të mençur të kombit
Ç’do kush ka të drejtën të ketë mendimin e tij për temën që preka, por askush s’ka të drejtë që t’i privojë këtij brezi njohjen me këto vepra madhore të artit tonë. (TemA)
Po dramen ‘Arturo Ui” te Bertold Brecht pse nuk e japin qe kur e ndaloi Saliu ne vitet 90’. Ajo tregon se si nje gangster behet politikan, se si nje dallaveraxhi ngjit shkallet e politikes, se si keta kriminele, trafikante, gangstere te veshur me pushtet krijojne monopole per bizneset e tyre duke perdorur forcen e shtetit dhe te krimit per te zhdukur konkurencen e per te ruajtur pushtetin e tyre personal. Dikush mund te thote qe jetojme kohe e mendesi te tjera por ja qe une them qe gabohen pasi historia perseritet ne forma te ndryshme, edhe moderne, te kamufluara, te rafinuara e jo gjithmone brutale por efekti qe sjell eshte pothuaj i njejte si i asaj kohe e mendesie qe sot e konsiderojme te kaluar.
Po dramen ‘Arturo Ui” te Bertold Brecht pse nuk e japin qe kur e ndaloi Saliu ne vitet 90’. Ajo tregon se si nje gangster behet politikan, se si nje dallaveraxhi ngjit shkallet e politikes, se si keta kriminele, trafikante, gangstere te veshur me pushtet krijojne monopole per bizneset e tyre duke perdorur forcen e shtetit dhe te krimit per te zhdukur konkurencen e per te ruajtur pushtetin e tyre personal. Dikush mund te thote qe jetojme kohe e mendesi te tjera por ja qe une them qe gabohen pasi historia perseritet ne forma te ndryshme, edhe moderne, te kamufluara, te rafinuara e jo gjithmone brutale por efekti qe sjell eshte pothuaj i njejte si i asaj kohe e mendesie qe sot e konsiderojme te kaluar…
Nuk e di kush eshte ky murrash qe ka bere kete shkrim, por gje me te shpifur ne “ TemA” nuk kam lexuar. Sejcili mund te thote nje a me shume mendime perse vertet nuk shfaqet “Prefekti “, “ Arturo Ui”, dramat e Pulahes etj, por ta lidhesh ate me prefektet e sotem, dhe te hedhesh nje kosh me plehra mbi ushtaraket, kete mund ta beje ndonje murro si ky Murati, ndonje mendje pa mend dhe idiote.
Vepra eshte me te vertete e paharrueshme, sikur mos t’i kushtohej atij “prefekti”, por ndokujt tjeter. Sepse gjithe ky arsyetim i zoterise suaj bie vetem duke ditur çfare niveli intelektual kishte Q. Mulleti. Nese nuk e di o zoti gazetar, duhet ta mesosh se ka qene shume here me i larte se i prefekteve te tanishem qe ti i permend. Ketu çalon komedia.
Shume dakort, jam po ky nuk eshte gazetar, por demagog
E urren njeriun e ndershem, Qazim Mulleti, o kushedi o t’u shkrujte per cart! A e di ky qe ky Levonja ka qene nje bukeshkeles, se Qazim Mulleti e ka mbajte me buke familjen e Levonjeve, kur erdhen emigranta, si shkojmë tashti ne jashte shtetit. Ishin familjet vorfen. Ky fisnik i ndihmoje, ore gazetar. Po fukarenjtë jane kalova lumin, dhjefsha kalin. I shkofte shpirti ne xhenem ketij Levonjes. Kujtojne njerzit se shofim Qazimin kur shofin kete perçudnim fotografie. Ai ka qene tjeter fytyre. Tjeter per tjeter. Ky teater qe nje deformim, e jo Satire, se Satire eshte kur te ngjan dicka shembellimi…..Po historia do dali dikur….Duhet te dishe se cfare shkruan, o gazetar se nuk di ti se cfare eshte ai per ke po shkrun. Akoma PPSH ti?
Nuk eshte thjeshte nje shqetesim qe ka autori i shkrimit , Muarat aliaj , por eshte nje problem me kompleksitetet qe ka sot shoqeria te pranoje nje realitet te hidhur .
Drama te tilla si Prefekti , jane perla te dramturgjise sone , jo vetem nga loja e shquar e aktoreve , por edhe nga problematika qe paraqet ,si panorame e injorances qe kishte kapluar vendin dikure , dhe ashtu vazhdon te injektohet edhe sot !
E peshendes mikun tim Murat Aliaj per kete shkrim tebukur qe ka bere ..
!
Ti me duket e pershendet se e ke mik dhe se jo ka bere nje shkrim te mire, se dhe une me ate pune e ushtarakeve e ka pjerdhur fare. Nuk e di se mos eshte ndonje nga ata te naftes ky dhe tha pa te dal nje here ketej nga ky lumi tjeter. Kane qene kurajoz ca nga keta e nuk mbaheshin, jo me sot qe shkruan kushdo dhe si do.
Personi qe tregohet ne drame si injorant, o ti miku i injorantit gazetar, ishte me 5 gjuhe te huaja, me dy diploma bile ari, ka jetu gjithe jeten ne Europe e na thuaj ore idiot, se po na bani te marre, cfare perle ishte kjo drame, perle plasmasi, ideologji e gjalle e luftes se klasave…shtremberimi total i personit. Mashtrim , genjeshter. Kjo qe dhe ju akoma nuk u ngopet me propogande. Po do dali e drejta…o morracakeve komuniste
Mire me Prefektin si shfaqje artistike, po me ushtaraket cfare ke?
-Mesoje mire nje gje. Ushtaraket jane njerezit me te suksesshem sot ne ekonomine e tregut. Ata u larguan nga ushtria, por u orientuan drejt biznesit dhe me shume sukses. Karabushat si Taci, etj, falimentuan por shihi ushtaraket, me disipline te rrepte edhe ne biznes. Nuk po flas pataj per oficerin shef nderlidhje, Xhaferr Isufi, i cili me pallatin e Vlores, mori 13 milione euro ….
Perse Filmat Perrallë nga e kaluara dhe Udha e shkronjave,jan me vlere edhe sot?
Nuk besoj se do te qeshi brezi i ri me Komedine”Prefekti”,sepse nuk ka art,sepse eshte politizuar.
Qazim Mulleti tek Komedia “Prefekti” ,ashtu si edhe Sali Protopapa tek Filmi”I teti ne bronz( Rromani Dritero Agollit Komisari “Memo”),
jan persona reale,por pershkrmi i tyre aspak realist,por i genjeshtert.
Qazim Mulleti dhe Sali protopapa(Sejfi Protopapa),kan qene intelektuale me permasa dhe jo injorante si paraqiten.
Qazimi Mulleti ka qene nje figure kontraverse,si shumica e shume perkrahesve te qeverise se F.Nolit,
qe me kthimin nga kurbeti ju bashkuan qeverise fashiste(sepse e indetifikonin akoma me Italine qe perkrahu
pavaresine e Shqiperise,dhe nazistet gjermane me Austrohungarine qe ndihmoi aq shume ne pavaresine e
Shqiperise).Qe te dy paraqiten injorante,dhe humori mbeshtetet tek zhargoni i tyre,qe nuk ishte real.Gjuha e
Qazim Mulletit ne komedi flitej ne zonat e thella te Tiranes,por jo nga nje tiranas intelektual si ai.Nje personazh
dramatik,na jepet si komik!Intelktuale qe na jepen si vulgare,per te qene te besueshem per mesazhin qe kerkonte
jepte Partia-Shtet.
Vari torbat Muratit, burri i 500 i Katerines eshte Murati.
Ky shkrim sidoqofte ngre disa probleme per debat. Murat Aliaj eshte i pari qe prek nje teme te tille ku nderthuren: ndikimi i profesionit ne karakterin e personit, e kaluara politike me te sotmen dhe, pikerisht per kete, ky shkrim ia vlen te lexohet me vemendje.
Kush ishte qesharke Prefekti Qazim Mulleti me 2 universitete dhe me 5 gjuhe te huaj apo Injoranti me 7 vjet Fillore qe quhej Enver Bajga? Kjo eshte aresyja qe ate komedi (Mashtrim,falls) nuk ka njeri interes qe ta e degjoj,eshte e pavertet dhe e pa vlere ,nuk ka asnje 1% baze riprodhimi etj.
O MURAT MORE MURAT
C’E PATE PER TAKSIRAT
SHKRUAN KUR SE KE ZANAT
PER ATA QE KE INAT.
NGA PREFEKTI TEK USHTARAKET
SHKRIMI YT KOMPLET PA LIDHJE
VENDI VEC MBURRET ME TA
TI I PLEKS ME NJE SKUPIDHJE.
O MURAT MORE MURAT
PUNA JOTE TAKSIRAT
GOMAR TI GOMAR KUSH TA VUNI
SOT A NESER VALON DRUNI.
Ne nje shoqeri pluraliste, duhet te kete vendd per te gjitha veprat, te shkuara e te sotme. Si njerez te politizuar deri ne palce, jane te shpjegueshme qendrime te tilla ndaj veprave qe tashme i perkasin tradites. Persa i perket problemit te ish ushtarakeve qe preket ne shkrim, mendoj se nuk ka asnje teprim, ashtgu sic nuk ka as pergjithesim. Ish ushtaraket dolen kaq zogj kurvash sa me te rene sistemi i kaluar, i flaken dokumentat e partise dhe u versulen e gllaberuan gjithe vendin. Nuk besoj se eshte harruar Vehbi Alimuca me kompani. Para bemave te ketyre, komedia Prefekti, ngelet dicka simbolike.
Të lumtë Murat! Pikës i ke rënë.
Cilës pikë i ka rene, moj zonje? Nuk po kuptoheni.
Nga teatri kalon ne analize politike.
Merru me rastin pse politika nuk lejon te shfaqen filmat e teatrot e realizmit socialist dhe jo te analizosh politìkisht prefektet e sotem. Sipas teje nuk duhet te ekzistojne. Ok si ne diktature qe nuk kishte prefekte. Kjo eshte dicka tjeter.
O Flutra,
dhe une po kështu, mendova…Ky paska ndryshu temë. Paska inat me bejlerëshat e Mulletsve më duket e e nxirrka inatin me atë teatrin. Kushedi nuk e di që ishte një satirë e ekzagjerume, me qëllim më ul armikun e klasës atëherë, po këta hëngrën njeni- tjetnin. Si nuk kanë pikën e turpit, me përmend,
njerëz që i njofin nëpërmjet përrallave të PPSh. Do jetë ndonjë i merdhitun..
O Vera,
Ky s’ka inat me bejlereshat, ka inatin me prefektet e sotem. E nis me teatrin dhe e bitis me politiken, dy rreshta per Qazim Mulletin dhe pjesen tjeter kundervenie te kesaj kohe.
Kjo komedi ka marre dhene, ka marre vleresimet e popullit, kerkohet te shfaqet por kane frike sepse ka shume njerez te politikes sot qe jane nen nivelin e Qazim Mulletit te komedise, por keta jane reale, ashtu si Qazimi atehere.
Dhe ne fund, nuk e ke kuptuar idene e komentit tim se une kam pare edhe Qazimin e Robert Ndrenikes por edhe ate te Mihal Popit, qe e ka jetuar kohen e Qazimit,pra dhe e ka luajtur aq realisht.
Ky shkrim eshte nje mish mash, qe nuk kisha lexu ndonjehereeeeee…
Paqartesi koplet.
Ore Zoti Aliaj,
Po nuk iditke ti te drejtat e individit ne shoqerine demokratike?
Gjobitesh ore, hajvan, po nxorre nje pjese letrare me emrin e mbiemrin e nje personi…
Ju rafte pika, se cfare argumentedh, jep, ore i marre..
A dinë ti, ore Murat idioti, që aktori Ndrenika ka kërku falje publike që e ka lujte atë paçavure, apo nuk lexon më e të ka mbet sahati të realizmit socialist? Po t’a japin do t’u duhet të paguajnë gjoba, ore idiot. Apo nuk i di te drejtat e njeriut në demokraci? Nuk te lë kush më të marrësh nëpër gojë njerzit …
Besim Levonja ka qenë një njeri sahanlëpirës i komunistëve që na çun këtu ku jemi..
Maskara si gjithë komunistët…
A të paska ra magjypi me shkop,
more usta Murat, apo të ka lanë truri?
Vetëm ti nuk e dimë se ato dramat e realizmit socialist
ja zgjatën jetën diktaturës, ty te rafte pika…
Mos u gdhish nesër, more komunist i qelbur..
Laj gojën kur të përmendësh,
fisnikun tiranas, me dy diploma ari,
poliglot që ndejti vetëm katër vjet në Shqipëri.
Ashtu fliste baba i Besimit, por Qazimi,
që kishte kalu gjithë jetën nëpër Europe…
Ai veçse ka ndihmu njerzit.
Edhe Ramiz Alise i ka shpëtuar tre herë jetën.
Ai ishte humanist e jo vrasës, si ata që erdhën…
Kur bohen injorantët me vlerësimet poliglotit…
Ah, sa jena tu u lodh me shku ne Gjermani e Itali..
Ky idiot na flet per pushtues. Ku ma gjen te na kishin pushtuar qysh ateherë, po na erdhen keto te mallkuar komuniste e ky na derdellit akoma ideologji partie. A je ne cmendine, ore Murat Aliaj. Mos na shkruaj me nostalgji për partizanet, more i marre, se ata qene pushtuesit me te keqija qe ka pasur ndonje here ky vend. A jeton ne Amerike zotrote? Kur do farohet kjo fare e keqe aman..
.
Fatekeqesisht ne qender te kasaj kryevepre eshte vendosur familja e Qazim Mulletit qe jo vetem ka qene njeri i ditur,e qe nuk e meriton kete komedi, por dhe fakti tjeter qe familja e tij ka vuajtur pasojat e diktatures dhe per vite te tera jo vetem ka vuajtur por eshte ndjere dhe e peshtyre, perqeshur dhe perdhosur.Keto arsye i vene nje pikepyetje kasaj vespre.Por nga ana tjeter kjo komedi tregon si asnje tjeter thelbin e shqiptarit (+ politikan), mentalitetin, driteshkurtsine, kokederresine injorancen etj etj.Kujtoni vetem batuten e famshme, ne momentin kur del qe nuk behet fjale per trakte por komunikate qeverie” E ca masanej” Ky moment tregon se cfare eshte Koka e shqiptarit.Te kjo komedi jane brenda pergjigjet pse jemi ketu ku jemi, nga vijme dhe ku Po shkojme.Gjeniale.