Ekskluzive: Historia e panjohur e ngjarjes së ndodhur 45 vjet më parë në kampin e Spaçit, ku të dënuarit u ngritën në revoltë dhe ngritën flamurin pa yllin komunist
Nga Dritan Xhemalaj, TemA
Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili ka startuar trasmetimin në Radio Televizionin Publik Shqiptar që në fillimin e muajit dhjetor të vitit të kaluar, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e katërt, me titull “Tre ditët e bejtesës për lirinë”.
Ky realizim i autorëve të sipër cituar dhe stafit të tyre, (në të vërtetë është një film-dokumentar, pasi ka shumë inskenime), i kushtohet ngjarjes së vitit të largët 1973, kur të burgosurit politik që vuanin dënimin në kampin e Spaçit, për tre ditë me radhë (21-23 maj), u ngritën në një revoltë me përmasa masive të karakterit politik, duke u përleshur me policinë e burgut dhe forcat e shumta ushtarako-policore që erdhën në përforcim nga rrethet fqinjë me Mirditën si dhe nga Tirana.
Kjo ngjarje tashmë mjaft e njohur (kryesisht pas viteve ’90-të), e cila në atë kohë tronditi nga themelet regjimin komunist dhe shkaktoj panik te udhëheqja e lartë komuniste në Tiranë, vjen për herë të parë në një realizim në formatin e dokumentarit.
Në fokus të tij janë protagonistët kryesorë të asaj ngjarje të largët dhe organizatorët kryesorë të revoltës, ish-të dënuarit politik si: Gjok Zefi (nga fshati Rrushkull i Durrësit), Pavllo Popa dhe Xhavit Lohja (nga Malësisë së Madhe), Gjet Kadeli (me origjinë nga Mirdita dhe banim në Mamurras), Gëzim Çela (me banim në qytetin e Durrësit), Vaskë Orgocka, Ylber Merdani dhe Novruz Golka (nga qyteti i Korçës), Nuri Stefa (nga Vlora, etj.
Të gjithë të sipërpërmëndurit me dëshmitë e tyre para kamerave sjellin në kohë atë ngjarje, duke e rindërtuar atë në mënyrë kronologjike ashtu siç ka ndodhur në atë kohë. Si p.sh: si dhe pse nisi shkëndia e parë e protestës nga i burgosuri Pal Zefi, që refuzoi të dilte në punë, marrja e tij me forcë nga policët e burgut, ndërhyrja e bashkëvuajtësve të tij me në krye Pavllo Popën dhe Dashnor Kazazin që ia rrëmbyen atë nga duart dhe goditja që iu bë operativit të kampit, Fejzi Liço, zgjerimi i revoltës me të dënuarit e tjerë, dhënia e alarmit dhe dalja e forcave të policisë jashtë ambienteve të kampit, ardhja e zv/ministrit të Brendshëm Feçorr Shehut dhe ushtarakëve të tjerë të lartë që e shoqëronin, tentative e tij për negociata me krerët kryesorë të revoltës që kishin hartuar me shkrim kërkesat e karakterit politik, rrethimi i kampit të Spaçit nga forcat ushtarake policore të ardhura nga rrethet fqinjë me Mirditën dhe Tirana, ngritja e flamurit pa yll në ndërtesën më të lartë të kampit, ndërhyrja e forcave sampiste dhe përleshja me të dënuarit, e deri tek arrestimi, hetuesia dhe gjyqi i improvizuar i krerëve të asaj revolte në Tiranë dhe qytetin e Rrëshenit.
Një nga dëshmitë e rralla në këtë film-dokumentar është ajo e Pjetër Kokës, ish-komandantit të forcave të policisë së kampit të Spaçit në atë kohë, i njohur si një nga policët më të rreptë të historisë së atij burgu, i cili rrëfen para kamerave pothuaj të gjithë ngjarjen dhe përleshjet e forcave që ai komandonte me të dënuarit.
Tjetër dëshmi mjaft interesante ëshë ajo e znj. Engjëllushe Daja, e cila flet për dënimin e vëllait të saj, Skënder Daja, një nga katër të dënuarit me vdekje si organizator kryesorë i asaj revolte. Në dëshminë e saj znj. Daja rrëfen dhe për peripecitë e shumta të familjes së saj pas viteve ’90-të për gjetjen e eshtrave të Skënderit dhe tre shokëve të tij, të cilat edhe sot e kësaj dite ende nuk janë gjetur. Në këtë kuadër është dhe dëshmia e Gjok Zefit, ish-i burgosur politik, i cili bashkë me vëllanë e tij, Palin, refuzuan të dilnin në punë dhe ndezën shkëndijën e parë të asaj revolte, e cila për tre ditë me rradhë do të shkaktonte panik të madh tek udhëheqja e lartë komuniste e Tiranës. K
u si rezultat dhe në shënjë hakmarrje, do të dënoheshin me pushkatim, katër nga krerët kryesorë të revoltës, (Pal Zefi, Skënder Haja, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj), ndërsa me dhjetra të dënuar të tjerë (rreth 82 persona) do të ridënohehsin me vite të gjata burgu.
Përveç dëshmive të gjalla të ish-protagonistëve kryesorë të asaj ngjarje, dy bashkëautorët e dokumentarit, Kaloçi dhe Stafa si dhe stafi i tyre, kanë bërë publike edhe një numër të madh dokumentash arkivore dhe foto të rralla të panjohura më parë. Ky dokumentar që realizohet me mbështetjen e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë e kryesuar nga znj. Claudia Vollmer dhe Radio-Televizioni Publik Shqiptar, nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm, Thoma Gëllçi, vjen premierë të mërkurën, në ora 20 e 35 në valët e RTSH.
…..po FOTOT ku i keni MOooooooooooo
PER DIENI TE GAZETARIT: NE RADHE TE PARE NUK JANE 55 VITE POR 45 VITE, PJETER KOKA NUK KA QENE KURRE KOMANDANT I FORCAVE TE POLICISE TE KAMPIT TE SPACIT. ATY ESHTE KRYER MASAKER POR LIDHUR ME FAKTET DUHET TE JENI TE SAKTE PASI JANE REFERENCE PER HISTORIANET NE TE ARDHMEN. SI MUNDE TU BESOHET SHKRIMEVE TE PARA 100,500 APO 5000 VITESH KUR KETO QE KANE MUNDESIN TE SHKRUHEN DHE TE DOKUMENTOHEN ,BEHEN GABIM. NJE NUMUR I MADH NJERZISH JATOJNE DHE I DINE ME SAKTESI SHUME ME TE MADHE SE GAZETARI.
Jeni bere te gjithe si Lulushi ne matematike, jo 55 vjet me pare, por 45.
Sistem Kriminalllllllllllllllllllllllllllllllll !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
çdo qenje njerezore, ka te drejten ta gezoje jeten qe i ka dhuruar natyra dhe askush nuk mund te dale mbi natyren e ta privoje tjetrin nga gezimet e jetes per arsye ideologjike apo politike.
Nuk eshte Pavllo Popa por eshte Pavllo Popaj
2018 me 1973 jane 45 vjet diference dhe jo 55 vjet
SIe tronditi sistemin se nuk po e kuptoj ,kush e rruante per spaçin u çuan te burgosurit dhe ben revolt erdhen ushtaret e batalionit te sigurimit i ben zap , i shtuan denimin kujt gerrici bythen dhe kaq , pirdhte ai sistem per 100 apo 1000 te burgosur ,mjaft naj shpifet me kto heroizma qesharake. ai sistem iku vet atehere kur ishte vetem i detyruar nga rrethanat e kohes kaq. po kur djegin dysheket sot tek burgu vaqarrit e bejn grev pse nuk e tregoni per heroizem , apo kta te burgosurit sot jan me faj ata ne at koh ishin pa faj , lat nam , perdit e me qesharak beheni me kto histori ,dhe ne at koh te ter te burgosurit ne spaç kishin shkelur ligjet e atij shteti dhe ishin ne burg si ne xhdo vend te botes , mjaft se naj shpifet me kte prapagand leshi.
55 vjet me pare ?!!!
Nga 1973 deri me 2018 ????
Llogar si e Lulit kjo
Keshtu e ben llogarine e lekeve edhe
kur merr rrogen mo ?
45 jo 55 o pyka
Se desh mi hengret 10 vjet
Sa me trembet haha ??????
45 vjet me parë!!!!
si ka mundesi qe ka ndodhur 55 voteme pare dmth ne vitin 1973.une kam lindur ne 1972 dhe per nje moment po dyshova se mos isha 56 vjec.
cfare bejne redaktoret flene gjume? se per gazetar as qe behet fjale.
Bobo,sa e tremben shtetin socialist keta burgaxhinjte e Spacit atehere!
Po keta 27 vjet qe Sali Berisha talli bythen me keta sa i vune flaken vetes,pse ulen koken e nuk u revoltuan asnjehere?
Hyyyy plehra!
Mut keni qene kunder Shqiperise!
2018 — 1973 = 45 vjet ! ! ! Nga ju del 55 vjet ? ? ? ! ! ! A jeni ne terezi apo jo ? ? ? ! ! ! pershnetje ! Mimmo !
PERDOR MAKINEN LLOGARITESE
JANE 45 VJET ???
Ngeles ne matematike
mersim vllashi e ngriti flamurin
Dakort qe i hengren mune socializmit keta burgaxhinjte e Spacit,por keto 27 vjet pse ia rruajten bythen krimineleve qe e shkaterruan Shqiperine dhe popullin shqiptar e cuan ne buzen e gremines?
Mire qe gjoja paskan dhene kontribut (leshi) per rrezimin e socializmit,por pse nuk e mbrojten kapitalizmin nga ish komunistet por votuan per 27 vjet per ish komunistin agjentr te UDB-se Sali Berishen?
Pra del qe kelyshet e bashkepuntoreve me pushtuesit,prap u bene bashkepuntore me armikun e Shqiperise Sali Pleh Berishen!
Keshtu del qe edhe keta kane qene dhe jane kellira antishqiptare!
CFARE I SOLLI SHQIPERISE ANTIKOMUNIZMI?
NJE MUT TE MADH!