REAGIMI/ Majlinda Bregu: Kam aplikuar për një vend të BE në Sarajevë. Nuk është pozicion që varet nga qeveria shqiptare

31 Janar 2018, 12:15Politika TEMA

Majlinda Bregu ka reaguar pas raportimeve, se kryeministri Edi Rama ka propozuar që ajo të emërohet në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare.

Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor.

Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe shqiptaret kudo ne rajon”, shkruan Bregu.

Sipas disa portaleve, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për presidente e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Por, siç shpjegon dhe vetë Bregu, posti që ajo pretendon të marrë Regional Cooperation Council, nuk varret nga qeveria shqiptare.(TemA)

11 komente në “REAGIMI/ Majlinda Bregu: Kam aplikuar për një vend të BE në Sarajevë. Nuk është pozicion që varet nga qeveria shqiptare”

  1. bedri shqarri says:

    Me shpreen ke Zoti dhe ne aftesite tuaja shpresoj ta fitosh ate vend pune.

  2. Kellira says:

    VK!!!
    Nuk varet nga qeveria por qeveria po ben postierin.
    Po posta Majlinda a i kushton leke taksapaguesve shqiptare?!
    Gjithsesi suksese!

    1. spartaku says:

      Opo si nuk folen njehere nga e mbara keta te pd-ke,por gjithmon nga e prapeta.Moj zionja Bregu (kame respekt per ty),pse e hedhe poshte punen e qeverise per kete vend pune tendin ne Sarajev? Po te duan t’a bejne te keqen,por nuk e kane kete zakon si Sali Berisha qe u bente varrin,i pengonte,dhe ç’frynte mllefet e tija.Prandaj mos i fute te gjithe ne nje thes.Kjo qeveri sot,qendron shume me larte nga qeveria e Berishes.Ajo po punon dhe po bene gjera te mira per popullin,sidomos me reformat,qe jane te domosdoshme.

  3. Jimi says:

    Nuk varet nga qeveria shqiptare, por nota duhet te percillet nga qeveria shqiptare!!?? Hajde e merre vesh!?

  4. Toni says:

    Po pse kaq xheloz mer njerez?? Ajo ka treguar qe eshte shume e afte dhe ka lidhje te mira me BE. Kjo ne baze te eksperiencesh shume vjecare si ministre integrimi dhe notave pozitive qe ka marre nga komisionere dhe anetare te larte te |Keshillit te Europes. Ministria e jashtme ( qe tani eshte bere nje me ate te integrimit) normal qe do japi noten e vet sepse vendi i punes i fundit zyrtar i Majlindes ka qene i lidhur me keto ministri. Kush doni qe tja jape noten Luli qe nuk e shef dot me sy dhe e hoqi nga postet drejtuese te PDs??? Urime Majlinda dhe suksese!!

  5. 17nentori says:

    Cfare paska te veshtire per tu kuptuar? Kjo pune eshte ne kuadratin dhe borderone e nje organizate europiane…. dhe jo te qeverise apo te taksapagueseve.
    Ministrise se jashtme se cdo aplikanti, nga vendi qe vjen, i kerkohet per kortezi te jape nje note rekomandimi. Vendet e tjera bejne shume, shume me teper qe te shtyjne njerezit e tyre ne keto organizata ngaqe ka edhe konkurrence nga secili vend per kandidatet e vete.
    E meriton, s’e meriton apo posten e paguan ministria e jashtme, keto jane llafe kot. Ministria e jashtme kete pune ben. Merr dhe percjell posten. Po mos ta bente atehere do iknin parate kot.

  6. Asd says:

    Ne mendonim se kishe hallin tone, por ti gjetke e paske pasur mendjen per vete.

  7. B says:

    E meriton Maja esht super bravaaaa.

  8. maja says:

    Majlinda nuk e meriton mbeshtetjen nga Min. e Jashtme…Ka plot shqiptar te tjere shum me te afte se ajo.
    Boll hengri me 4 duar ne Min. e Integrimit.
    Po komentin e par pse ma fshit , zhduket.. nga komentet ????!!!
    Besoj kte ta botoni!!!

  9. Zizu says:

    Me kte fytyre qe ka si kale eshte fiks per kale troje rilindase te pjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje